Arrihet marrëveshja me FIFA-n, Tirana zhbllokon merkaton

317
Sigal

Lajme të mira për Tiranën. Klubi bardheblu ka arritur marrëveshjen me FIFA duke zhbllokuar merkaton. Lajmi bëhet i ditur me anë të një njoftimi për mediat.

“KF Tirana njofton se ka zgjidhur përfundimisht cështjen e bllokimit të merkatos. Pas orësh të gjata komunikimi me zyrtarë të FIFA-s bëjmë me dije se ditën e sotme është hapur sërish mundësia e transferimit të lojtarëve. Nga sot do të vijojmë të kryejmë të gjitha procedurat e nevojshme për zyrtarizimin e emrave te rinj që do të afrohen në klub dhe do të mbajnë veshur fanellën në vazhdimësi të sezonit”, lexohet në njoftimin e klubit të Tiranës.