Moti i keq dhe rreshje të dendura shiu. Përroi i Zaranikës rrezikon daljen nga shtrati

225
Sigal

Reshjet e dendura gjatë natës kanë rikthyer mundësine përmbytjeve në vend.

Kështu Përroi i Zaranikës në Elbasan si pasojë e reshjeve të shiut rrezikon të dalë nga shtrati.

Ndërkohë lagja “Vullnetari”, “Dyli Haxhire” dhe “28 Nëntori”, janë më të rrezikuarat nëse prurjet vijojnë të jenë në rritje.

Reshjet e shiut kanë nisur prej dy ditësh në gjithë territorin, ndersa nga dita e sotme priten edhe ulje te temperaturave.