Mot i paqëndrueshëm në të gjithë vendin, si do të luhaten temperaturat sot

42
Sigal

Do të mbetemi nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe gjatë ditës së enjte, ku orët e paradites do të dominohen nga vranësira të shpeshta dhe reshje të pakta shiu e dëbore në zonat veriore dhe qendrore ndërsa me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura por pa reshje paraqiten zonat Juglindore të Shqipërisë.

Parashikohet që orët e pasdites të sjellin zhvillim të vranësirave duke gjeneruar reshje shiu si edhe dëbore në të gjithë vendin. Dëbora do të jete prezente në të gjithë shtrirjen lindore. Ndërsa në orët e vona të natës pritet përmirësim i përkohshëm i kushteve atmosferike duke larguar reshjet nga i gjithë vendi.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes por mesdita sjell rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -2°C më e ulëta në zonat malore deri në 12°C më e larta në zonat bregdetare. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim deri në 4 ballë.