Mot i kthjellët dhe rritje temperaturash, parashikimi për ditën e sotme

102
Sigal

Java mbyllet me mot të qëndrueshëm. Sot do të jetë ditë me kthjellime dhe vranësira të pakta deri mesatare.

Temperaturat minimale do të luhaten 6-15 grade në veri në mëngjes, gjatë ditës do të jenë me rritje 22-23°C në veri deri në 26-29°C në zonën e ulët dhe bregdet.

Era do të jetë me drejtim Veri-perëndim me shpejtësi 8 m/sek dhe dallgëzim të forcës 3 ballë në det të hapur.