Mosndëshkimi, sjellje e papërgjegjshme në shërbim të dështimit dhe abuzivizmit

394
Sigal

Kush është Komisionerja në Autoritetin e Konkurencës që do të mbahet mënd për heqjen e gjobës 5 mln. euro ndaj bosëve të miellit dhe pro rritjes së çmimit të bukës si dhe çmimeve të ushqimeve dhe ilaçeve ‘covid’. Adriana Berberi, “nona” e aferave në poste, borde, OJF; djali drejtor, nusja ministre, burri shef fabrike. Me çfarë fondesh i ka blerë 2 vila në Filadelfia -SHBA ?

 

Adriana Berberi, “nona” e aferave në poste, borde, OJF; djali drejtor, nusja ministre, burri shef fabrike

 

 Me çfarë fondesh i ka blerë 2 vila në Filadelfia-SHBA?

Familja mafioze Berberi-Buzi e lidhur me trafikantë kokaine që ndërtojnë kulla, ka kapur kupolën e kontrollit financiar dhe administrimin e pronave të shtetit, por dhe poste ministrore nëpërmjet Bora Muzhaqit bashkëjetuese e djalit Drejtor në Ministrinë e Financave, i cili ka në vartësi babain krye-ekspert pronash e biznesesh, ndërsa atë e kontrollon mamaja Komisionere e Autoritetit të Konkurrencës dhe prej 8 vitesh në Bordin e Mbikëqyrjes së Fondeve Publike, ku ka zhdukur dosjen e Auditit të Huaj që zbulonte skenaristët e  vjedhjes 7.3 milionë USD në Bankën e Shtetit

 

Ligjërisht prej 2 vitesh Adriana Shaqir Berberi është pensioniste, por për shkak të lidhjeve në biznese familjare mafioze që ka me kupolën e pushtetit, ajo vazhdon të jetë pjesë drejtuese e institucioneve që kontrollojnë e vendosin për financat, bizneset, çmimet, tregjet, monopolet, importet, transaksione e tjetërsime kapitalesh.

“Nona” e aferave Adriana Berberi është Komisionere në Autoritetin e Konkurencës, ku do mbahet mend, për heqjen e gjobës 5 milionë Euro ndaj bosëve të miellit e pro rritjes së çmimit të bukës, si dhe çmimeve të vajit ushqimor, ilaçeve “Covid” e pesticideve.

Me Urdhër nr. 27, datë 24.03.2017 të Ministrit të Financave, “mama dhia” Adriana Beberi u rizgjodh anëtare e Bordit të Mbikëqyrjes Publike, ku qysh prej vitit 2013 ka qenë kryetare dhe mbahet mend, për zhdukjen e Raportit të Huaj Auditues, që zbulonte skenaristët e vërtetë të vjedhjes 7.3 milionë USD në Bankën e Shtetit.

Mirëpo çuditërisht, Adriana  Berberi është rizgjedhur përsëri për herë të tretë anëtare e Bordit të Mbikëqyrjes Publike me afat deri më 31 dhjetor 2025, kur ligji e lejon vetëm dy herë, por skandal i rëndë ligjor është fakti, se kjo ka dhe postin anëtare në Komisionin e Konkurrencës duke qenë në  konflikt të hapur interesi.

Në vitet 2015-2017, Adriana Berberi si shefe Kabineti e Ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, u përfshi në skandalin e aferës korruptive 3 milionë Euro me tekstet shkollore, nëpërmjet një firme me shtëpi botuese, shtypshkronjë, reklamash e ndërtim pallatesh, ku vetë ajo ka qenë drejtuese, ndërsa burri i saj Bedri Buzi ka pozicione ekspertimi kontabël e administrimi si te firma “Victoria Construction shpk” me pronar nipin trafikant Ervin Mata.

Do mbahet mend, si e vetmja zyrtare e lartë, që paçka se ka miliona Euro pasuri e llogari bankare deri në SHBA, por dhe familjarisht ka paga të larta shteti, refuzoi të jepte 50%-shin e  pagës mujore për ndihmë kundër “Covid 19”, ndërkohë.

Ndërsa pas diskreditimit të heshtur moral nga veprimi i kolegëve, ajo u detyrua të jepte vetëm 25% të pagës (250 Euro), që për të është vetëm një drekë nga bizneset monopol, të cilët i mbron me votë te Autoriteti i Konkurrencës.

Por, postet dhe bordet qeveritare, që i janë dhënë Adriana Berberit qysh prej vitit 1997, janë si ish zv/ministre e Financave e të Ekonomisë në vitet e Ilir Metës, ku fshinte vjedhjet me evazionin fiskal dhe zhdukjen e taksave të bizneseve, ndërkohë që ka bërë batërdinë, duke lejuar bilance tatimore false.

Rekord korrupsioni dhe punësimesh klienteliste, Berberesha ka në 4 vitet 2001-2005, kur ishte Kryetare e Këshillit Mbikëqyrës te “Posta Shqiptare”, kohë kur sipas KLSH janë vjedhur 136 milionë Euro me tendera e zhdukje të ardhurash.

Adriana Berberi, ka qenë ekzemplare pazaresh gjatë viteve kur drejtoi Këshillin Mbikëqyrës të Universitetit Mjekësor, ku dora e saj, sipas KLSH ka firmosur miliona Euro afera korrupsioni me tendera, zhdukje pagesa studentësh e shtypshkrime, madje dhe bllokimin e kualifikimit të mjekëve të rinj, me qëllim që “pleqtë” e mjekësisë të mos kishin rivalë.

Do mbahet mend, si ish-Drejtore e Kabinetit të kryeministrit Pandeli Majko, kur sajoi dhe vendosi taksën e solidaritetit të rrugës, ku u zhdukën 11 milionë Euro të paarkëtuara në shtet; ndërsa kur ishte drejtore e Kabinetit te Ministria e Mbrojtjes bashkë me Majkon, sajuan shitjen e tankeve te Mihail Delijorgji i Gërdecit.

Vazhdon të jetë anëtare në bordin e “Junior Achievement of Albania”, bashkë me Sandër Sarapulin, ndërtuesin e Sarajeve të Ramës në Surrel, OJF, e cila është dhe ortake me Erion Veliaj në firmën “FINANCRIMSON CE FUND ALBANIA”, ku Adriana Berberi “qeth” miliona lekë dhe si eksperte financiare.

Djali i saj, Besard Buzi është Drejtor Ligjor në Drejtorinë e Përgjithshme të Pasurisë pranë Ministrisë së Financa-Ekonomisë, ndërsa babai i tij Bedri Buzi është vartës i tij, administrator i pasurive të sekuestruara e atyre shtetërore që dalin në ankand.

Mos u çuditni, por më 14 dhjetor 2021, Bedri Buzi, babai i drejtorit të pronës në Ministrinë  e Financave dhe burri i komisioneres së Konkurrencës, Adriana Berberi, është emëruar Administrator i Kantinës së Pijeve “Gjergj Kastrioti” në Durrës, që iu sekuestrua Lefter Kokës.

Bashkëjetuesja e djalit të saj, Bora Muzhaqi është Ministre për Rininë e Fëmijët, burri i saj drejtor ka dhe 3 OJF për fëmijët, që merr projekte nga qeveria; ndërsa vjehrra Adriana Berberi, i kontrollon konkurrencën që ministrja Buzhaqi ka në treg me kompaninë e saj pije-lëngje “Pfaner” dhe lojërat ilgale të fatit në Elbasan.

Këto janë disa nga informacionet që po publikon sot “Pamfleti”, ndërsa SPAK, ka detyrimin të hetojë se me çfarë burimesh  financiare i ka blerë “nona” Adriana Berberi, dy vilat në Amerikë në këto adresa: “Philadelphia-PA19115 2120 Ëelsh Rd-USA” dhe në adresën “Ëelds Rd- ApD101” Philadelphia-USA” .Pamfleti