Mori kallashin pas sherrit për parakalimin e gabuar, policia shpall në kërkim 28-vjeçarin

45
Sigal

Parandalohet një ngjarje e rëndë në Malësinë e Madhe. Gjithçka nisur pas një sherri për parakalim të gabuar, duke nxitur debat mes dy të rinjve.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se 28-vjeçari Mark Preka pasi ka debatuar me 23-vjeçarin me inicialet A.Gj., është larguar dhe ka marrë armën e zjarrit tip automatik që mbante me vete.

Ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës ka parandaluar përshkallëzimin e konfliktit midis këtyre dy shtetasve. Gjatë ndjekjes nga Policia, i riu ka hedhur armën e zjarrit dhe është larguar, ndërsa është shpallur në kërkim nga policia.

Njoftimi i policisë

Shpallet në kërkim për armëmbajtje pa leje, shtetasi M. P., dhe punohet për kapjen e tij.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit tip automatik.

Pas një konflikti të çastit për parakalim të gabuar me automjet, midis shtetasve M. P., 28 vjeç dhe A. Gj., 23 vjeç, shtetasi M. P. është larguar dhe ka marrë armën e zjarrit tip automatik që mbante me vete.

Ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës ka parandaluar përshkallëzimin e konfliktit midis këtyre dy shtetasve. Gjatë ndjekjes nga Policia, shtetasi M. P. ka hedhur armën e zjarrit dhe është larguar.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, ka nisur procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, për shtetasit A. H., 21 vjeç, K. Sh., 19 vjeç, R. H., 30 vjeç dhe Xh. H., 25 vjeç, të gjithë banues në fshatin Barbullush, Vau i Dejës, pasi kanë tentuar të fshehin armën e zjarrit që mbante shtetasi M. P. Vijon puna për kapjen e shtetasit M. P. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.