Ç’duhet të konsumoni për të mos u dehidratuar në ditë kaq të nxehta

35
Sigal

Nëse ka ndonjë stinë që na rikthen ose na shton edhe më shumë dashurinë për ujin, ajo është vera. Me temperaturat e nxehta, shumë individë janë më të prirur për djersitje, gjë që bën që trupi të humbasë ujë. Këtë verë, por edhe çdo stinë, krahas ujit, konsumoni edhe sa më shumë ushqime hidratuese!

Ç'duhet të konsumoni për të mos u dehidratuar në

Supë me lëng mishi

Kombinimi më i mirë për t’u hidratuar. Për më tepër, lëngu i kockave i gatuar në supë është i pasur me proteina që ndihmojnë në prodhimin e kolagjenit. Mos harroni t’i shtoni edhe perime kur i gatuani!

Ç'duhet të konsumoni për të mos u dehidratuar në

Shalqi, pjepër, pjeshkë, luleshtrydhe, rrush etj

Frutat që kanë në përmbajtjen e tyre shumë ujë janë një opsion i mirë për të qëndruar të hidratuar. Duhet të jenë zgjedhja juaj e parë sa herë keni etje apo doni të konsumoni diçka!

Ç'duhet të konsumoni për të mos u dehidratuar në

Gazpacho

Supa e ftohtë, e famshme në Spanjë dhye Portugali, preferohet kryesisht gjatë muajve të verës. Përbërësi i tij kryesor (domatja) është një prej ushqimeve më hidratuese.

Ç'duhet të konsumoni për të mos u dehidratuar në

Qumësht

Besojeni ose jo, qumështi është i pasur në ujë dhe ka elektrolitë të nevojshme për organizmin. Super zgjedhje për të qëndruar të hidratuar ose nëse nuk keni oreks.

Ç'duhet të konsumoni për të mos u dehidratuar në

Sallatë jeshile

Një sallatë e përzierë me produkte të freskëta nuk është vetëm një vakt i shijshëm, por edhe një mundësi e mirë për hidratim.

Ç'duhet të konsumoni për të mos u dehidratuar në

Kastravecë, domate

Kastraveci përmban rreth 96% ujë dhe ju freskon, ndërsa domatet përmbajnë shumë ujë, por edhe kalium – i rëndësishëm nëse humb shumë nga ky mineral duke u djersitur.