Makina përplaset me barrierat anësore të rrugës në Korçë-Pogradec, dy të lënduar

49
Sigal

Një aksident është regjistruar mesditën e kësaj të hëne në aksin nacional Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit Sovjan.

Nga aksidenti janë lënduar dy persona, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa do të sqarojë rrethanat e aksidentit.

Nga pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes, shihet se mjeti është përplasur me barrierat në anësore të rrugës.