Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, 4 persona dërgohen në spital

108
Sigal

Një aksident me pasoja ka ndodhur para pak minutash në aksin Gjirokastër-Tepelenë duke shkaktuar plagosjen e 4 personave përfshirë edhe shoferët.

Ngjarja është shënuar në Urën e Kardhiqit në kthesën që të çon drejt rrugës së re për në Sarandë. Një automjet tip Mercedez-Benz duket se i ka prerë rrugën një automjeti tjetër.

Përplasja ka qenë jo frontale por anësore çka evidentoi një tragjedi. Pasagjerët e lënduar dhe drejtuesit e automjeteve janë dërguar me urgjencë në spitalin e Gjirokastrës ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.