Mori 26 jetë, Strasburgu 15.600 € shpërblim Delijorgjit të Gërdecit!

477
E pabesueshme: Mihal Delijorgji duhet të dëmshpërblehet nga shteti shqiptar me 15.600 euro për mbajtje në burg tej afateve të parashikuara me ligj.
Kompania e tij e grumbullimit të skrapit “Albademil”, me bashkëfajësinë e shtetit shqiptar, shkaktoi në mars të vitit 2008 katastrofën e Gërdecit, ku humbën jetën 26 banorë të fshatit, qindra të tjerë u plagosën, mijëra familje humbën shtëpitë, pronat dhe toka bujqësore e tyre u bë e papërdorshme për vite me radhë.
Megjithatë, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut me bazë në Strasburg ka konstatuar se gjatë procesit gjyqësor ndaj tij është vërejtur një shkelje e këtyre të drejtave, për respektimin e të cilave Shqipëria është angazhuar me nënshkrimin e Konventës së të Drejtave të Njeriut.
Sipas Strasburgut, mbajtja në burg e Delijorgjit nga data 24 nëntor 2010 deri më 12 mars 2012 është në shkelje të ligjit dhe se kërkesa e bërë prej tij në Gjykatë për lirim nuk është shqyrtuar me shpejtësinë e duhur. 
Si pasojë e shkeljes së Nenit 5 paragrafit 1 të Konventës së të Drejtave të Njeriut (e drejta për liri dhe siguri) dhe Nenit 5 paragrafi 4 (e drejta për të pasur nga gjykatat me shpejtësi ligjërimin e mbajtjes në burgim), Gjykata e Strasburgut ka vendosur që Delijorgjit t’i paguhen nga Buxheti i Shtetit shqiptar 15.600 euro si dëm jo material. 
Sigal