Monopoli mbi bregdetin/ Pasi siguruan miliarda nga hashashi, oligarkët e rilindjes, me ligj të veccantë do privatizojnë vijën bregdetare

334
Sigal

Bregdeti në duart e Ramës! Çdo ndërtim do të ndalohet me ligj, përveç PPP-ve

A po e “sulmon” qeveria bregdetin me anë të projektligjit që parashikon menaxhimin e integruar të tij për të krijuar një monopol në zhvillimin e turizmit?

  • Një projektligj që parashikon menaxhimin e integruar të bregdetit sjell në vëmendje në një nen të veçantë, lejet e ndërtimit përgjatë vijës bregdetare. Ky nen përcakton tri raste përjashtuese për dhënien e lejeve në vazhdim, ndërkohë që të gjithë ata që kanë ndërtuar do t’i nënshtrohen kontrollit të dokumentacionit mbi zbatimin e detyrimeve.

Të gjithë ata që gjenden brenda rregullave do të çojnë deri në fund kontratën me shtetin, ndërkohë që nuk përcaktohet qartë, se ç’do të ndodhë me pjesën tjetër.

“Pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, ndalohet dhënia e lejeve të ndërtimit në bregun e detit, me përjashtim të kontratave koncesionare/PPP-ve, investimeve strategjike dhe ndërtimeve për infrastrukturë publike.

Për ndërtimet ekzistuese në bregun e detit, pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, Agjencia kërkon nga institucionet përgjegjëse verifikimin e dokumentacionit përkatës.

Agjencia verifikon, në bashkëpunim me institucionet përkatëse, kontratat në fuqi të dhëna në bregun e detit. “Kontratat, të cilat pas verifikimit rezultojnë të rregullta, mbeten në fuqi deri në përfundimin e afatit” -thuhet në nenin 22 të ligjit, për menaxhimin e integruar të zonës bregdetare.

Ajo që bie në sy në këtë projektligj janë kompetencat e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit të cilat janë përmbledhur në 20 pika, e që fillojnë nga mbrojtja, menaxhimi dhe promovimi i bregdetit, deri te rregulloret e plazheve e monitorimin e aktiviteteve që kryhen në pjesën e bregdetit. Po kështu, Agjencia menaxhon pronën publike në bregdet, si dhe krijon regjistrin për pronën, për të vijuar më pas, me pastrimin, e deri te dhënia me qira. Të gjithë lejet zhvillimore dhe të përdorimit duhet të kalojnë për mendim nga kjo Agjenci.

Projektligji parashikon edhe ngritjen e Komitetit të Menaxhimit të Bregut të Detit qw funksionon si organ kolegjial dhe kryesohet nga Ministri për Turizmin dhe Mjedisin.

Drafti parashikon edhe institucionet që përfshihen në menaxhimin e bregdetit, duke vënë së pari Agjencinë Kombëtare tw Bregdetit, bazuar në vlerësimin/qëndrimin e Komitetit të Menaxhimit të Bregut të Detit, për veprimtaritë që zhvillohen në bregun e detit dhe për aktivitetet e turizmit detar si dhe infrastrukturën e tyre;

Së dyti përfshihen njësitë e vetëqeverisjes vendore për veprimtaritë që zhvillohen në brezin e zhvillimeve të kontrolluara, duke bashkërenduar procesin me institucionet e përcaktuara në nenin 7 (komitetit dhe AKB) të këtij ligji.