Eriol Braimllari: Populli shqiptar pret ndëshkimin e atyre që ishin në anën e padrejtësisë

475
Sigal

Venecia u shpreh në verdiktin final të saj se Presidenti i Republikës është pozicionuar qartazi në anën e ligjit dhe të drejtës!
Tani populli shqiptar pret ndëshkimin e atyre që ishin në anën e padrejtësisë.
Kultura e pandëshkueshmërisë që përmendet edhe në çdo raport vjetor që realizon për Shqipërinë Departamenti Amerikan i Shtetit duhet të marrë fund. Nëse duam një vend normal, sabotatorët e reformave madhore dhe integrimit të vendit nuk kanë vend në drejtim të institucioneve. Shqipëria ka përpara 15 kushte që e ndajnë nga Bashkimi Europian dhe krahas votimit formal të reformave apo paketave ligjore të nevojshme kemi nevojë më shumë se kurrë për substancë dhe kulturë të re demokratike!