Momente paniku për 23-vjeçaren nga Vlora, i riu i shkon në banesë dhe e kërcënon me thikë

140
Sigal

Një 23-vjeçare është kanosur me kaçavidë nga një i ri, në shtëpinë e saj. Ngjarja ka ndodhur në Vlorë, ndërsa pas denoncimit në polici, ndaj 26-vjeçarit ka nisur procedim penal në gjendje të lirë.

Sipas policisë, ky person dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

“Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin M. S., 26 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur me një kaçavidë, në banesën e saj, shtetasen L. H., 23 vjeçe. Shtetasi M. S. dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor”, thuhet në komunikatën e policisë.