Tronditet “Raiffesien Bank”/ Drejtori i bankës grabit miljona dhe zhduket pa lënë gjurmë.

563
Sigal

Drejtori i një filiali banke në Tiranë është zhdukur me 7 milionë lekë të reja. Denoncimi është bërë nga vetë banka “Raiffesien” dhe policia ka nisur menjëherë hetimet për gjetjen e personit të zhdukur dhe për të zbuluar motivet e grabitje.  Ky rast dëshmon se në bankën në fjalë mungon kontrolli i brendshëm dhe se depozitat e klientëve janë të rrezikuara. Madje,  nuk dihet se si ka vepruar drejtori që janë zhdukur milionat e lekëve nga banka, e cila duhet të sqarojë se si ka mundësi një njeri, edhe pse mund të jetë drejtori i bankës ka mundësi që të përvetësojë shuma të mëdha. Është e kuptueshme, që drejtori i ka përvetësuar milionat pak e nga pak dhe nuk i ka marrë në fund të orarit të ditës së sotme, që paskëtaj, të ketë kohën e mjaftueshme, që të zhduket. Banka nuk bën me dije, se kur janë përvetësuar milionat dhe kur e kuptoi vetë banka humbjen e miliona lekëve nga depozitat e klientëve, duke dëshmuar faktikisht se banka nuk ka mekanizma kontrolli e mbikëqyrjeje dhe se depozitat e klientëve janë në mëshirën e fatit e të çdo punonjësi të bankës. Banka “Raiffesien” e ka detyrë që të informojë depozituesit e llogarive bankare, se sa të siguruara janë depozitat e tyre, përndryshe, të gjithë depozituesit duhet të nxitojnë për të tërhequr paratë e tyre, sa nuk është vonë. Sepse çdo përvetësim i parave nga depozitat mund të bëhet edhe me mënyra që të duken sikur janë tërhequr nga vetë depozituesit, duke i kaluar humbjet te klientët e bankës.