Modeli ‘Beqja’ në shëndetësi: QSUT, nga qendër shërbimi në qendër…krimi!

598
Sigal

Nuk është aspak normale, që përballë një skandali të tillë, drejtorja e QSUT hesht, kur duhet të dalë e të deklaroj dorëheqjen. Shefi pavijonit hesht, sikur ka humbur një shiringë, kur duhet të shkarkohet urgjent. Kryeinfermierja dhe infermierja e dhomës vazhdojnë detyrën, as u kërkohet llogari dhe qeshin me skandalin, jo sikur u është dhunuar pacientja në koma, por sikur kanë parë dy harabela duke bërë seks në parvazin e dritares së dhomës, ndërkohë që duhet të përgjigjen përpara drejtësisë për krijim terreni dhe lejim të krimit që ndodhi.

Skandalin e ndodhur në Qendrën Spitalore ‘Nënë Tereza’ në Tiranë, me abuzimin ndaj një pacienteje të dërguar atje në gjendje kome, nuk e zbuloi as policia, as ministri Ilir Beqja, as drejtuesit e QSUT, as mjekët, infermierët, sanitaret dhe rojet që paguhen në këtë qendër spitalore për rregull e shërbim, por e zbuloi një video rastësore. Nëse nuk do të publikohej kjo video skandaloze në rrjetet sociale, sot nuk do të gjendeshim përballë këtij skandali të rëndë që e ka fillesën, shkakun dhe pasojën tek modeli rrumpallë që ka instaluar dhe po lejon ministri Beqja në shërbimin shëndetësor shqiptar, sidomos në qendrën më të madhe kombëtare të këtij shërbimi e cila, nga model pune është tjetërsuar në model korrupsioni, ryshfeti, shpërfilljeje, abuzimesh me barnat dhe me jetën e pacientëve. Është një skandal që nuk ka nevojë për komente, por për përgjegjësi të atyre që e kanë pasur për detyrë të mos ndodhte ngjarja e rëndë, që kanë për detyrë të shërbejnë e të sigurojnë jetën e pacientëve. Dihet, që spitalet kanë një status institucionesh në ruajtje të plotë si ‘objekte të rëndësisë së veçantë’. Në fakt, nuk trajtohen si të tillë. Në spitalet shqiptare, madje deri në salla operacionesh Në fakt, nuk trajtohen si të tillë. Në spitalet shqiptare, madje deri në salla operacionesh e reanimacioni futet pa asnjë pengesë cilido që dëshiron! Kush nuk lejohet paguan ‘taksën’ tek roja,infermierja, kryeinfermierja e mjeku dhe futet lirshëm e qëndron sa të dojë nëpër pavione e dhoma,madje edhe gatuan e fle në dhomë bashkë me pacientin. Pavionet e QSUT, tashmë ngjasojnë me stacione treni, të mbushur me qytetarë që ziejnë e dalin me thasë me rrobe, ushqime, karroca, barela e deri krevate. Nuk të ndalon të futesh brenda pavijoneve e dhomave të pacientëve as roja tek porta, as infermierja, as kryeinfermierja, as mjeku.. Për pacientët nuk interesohet askush në QSUT, madje as të hedhin sytë kur shkon edhe me gjendje urgjence, por të lënë shtrirë edhe në dyshemetë e korridoreve, duke të parë me shpërfillje e neveri, madje edhe duke belbëzuar fjalë fyese, denigrime e sharje nën zë e shpesh edhe më zë të lartë. Infermieret, mjekët, rojet nuk interesohen fare secili është pacienti që vjen, cili është ai që e sjell dhe se në cilën dhomë apo pavion ‘dengdiset’. Kështu ndodhi edhe në rastin e pacientes që e dërguan në QSUT, në koma. E ‘plasën’ në një krevat dhe e lanë atje pa asnjë kujdes dhe pse ishte në koma! Dhe ndodhi ajo që u pa me zë e me figurë në video skandalin, që njerëz rruge u futën në dhomën ku gjendej pacientja dhe jashtë çdo kontrolli të personelit të shërbimit, në mungesë të plotë të këtij personeli, filluan dhe realizuan ‘lojërat’ abuzive me të. Shtrohen disa pyetje: A e priti dhe cila infermiere, kryeinfermiere, apo mjek e priti pacienten në spital? A e pritën pacienten realisht, apo jo? Përse e lanë vetëm në gjendje kome ai nisi trajtimi i saj?  A lihet një pacient në gjendje kome, vetëm? Si,nga cilët dhe pse u lejuan njerëz ‘rruge’, të futen në dhomën e pacientes në gjendje kome? Përse lejohen të futen njerëz në pavijone dhoma pacientësh, jashtë orarit të shpallur zyrtar të vizitave? Përse nuk identifikohen ‘vizitorët’, nëse kanë lidhje me pacientin? Këto përgjigje, i ka për detyrë ti jap drejtorja e QSUT dhe madje i pari, ministri i shëndetësisë, i cili po jep prova të plota, që spitalet nuk po i konsideron dhe nuk po i trajton si qendra shërbimi shëndeti ndaj qytetarëve, por si qendra tenderesh, përfitimesh personale e klanore, emërimesh e punësimesh klienteliste dhe familjare. Fakti, që shëndetësia shqiptare vazhdon të mbetet një gërmadhë në degradim të plotë e të pandalshëm, tregon se ky ministër nuk e ka mendjen tek rilindja e sektorit të shëndetësisë, as tek shëndeti i qytetarëve, por tek ‘mjelja’ e tij për përfitime personale e klienteliste. Nuk është aspak normale, që përballë një skandali të tillë, drejtorja e QSUT hesht, kur duhet të dalë e të deklaroi dorëheqjen. Shefi pavijonit hesht, sikur ka humbur një shiringë, kur duhet të shkarkohet urgjent. Kryeinfermierja dhe infermierja e dhomës vazhdojnë detyrën, as u kërkohet llogari dhe qeshin me skandalin, jo sikur u është dhunuar pacientja në koma, por sikur kanë parë dy harabela duke bërë seks në parvazin e dritares së dhomës, ndërkohë që duhet të përgjigjen përpara drejtësisë për krijim terreni dhe lejim të krimit që ndodhi. Ndërsa ministri Beqja, nga një lokal luksoz ku bënte‘aheng’ me miqë e shokë, publikon mesazhe në ‘FB’, me të cilët i jep urdhër policisë të zbulojë abuzuesit që vepruan lirshëm brenda pavijonit dhe brenda dhomës së pacintes, në një institucion që varet prej tij!

Përparim HALILI