25 plumba u zbrazën mbi godinën e Top Channel/ Flet fqinji i rojes së vrarë: Ishte i pafajshëm! Kam 15 vite…

112
Sigal

Pal Kola ishte viktima e një sulmi me armë ndaj Top Channel, një orë pas mesnatës. 60-vjeçari punonte si roje në këtë televizion prej 6 muajsh, teksa ndërroi jetë rrugës për në Spitalin e Traumës si pasojë e plumbit që kishte marrë nga të shtënat.

Fqinji i tij ka reaguar pas ngjarjes tronditëse dhe ka thënë se Kola ishte njeri i mirë dhe nuk ka pasur probleme me të tjerë.

“Na vjen keq se e kam komshi, kam 15 vite që rri në këtë lagje. Ishte njeri i mirë, hallexhi. Po hallexhinj jemi të gjithë. Njeri i mirë, s’ka pasur probleme. Ishte i pafajshëm”, ka thënë fqinji i të ndjerit.