Mjeku Pipero: Epidemia është nën kontroll, futbolli duhet të fillojë

318
Sigal

Të ftuar ditën e sotme në Syri Tv ishin presidenti i FSHF-së, Armand Duka, presidenti i FFK-së, Agim Ademi, mjeku Pëllumb Pipero, dhe gazetarja Enkeleida Zeko, ku folën për situatën e pandemisë në vend dhe rifillimin apo jo të futbollit.

Mjeku Pipero, ishte i pari që e mori fjalën, ku përsa i përket rifillimit të aktiviteteve futbollistike, theksoi: “Nuk mund ta them me siguri këtë gjë, pasi ka shumë skepticizëm kudo në botë dhe jo vetëm te ne.

Është e vështirë ta themi, por ajo që mund të them, bazuar në ecurinë e epidemisë në vendin tonë, ku ka qenë një epidemi nën kontroll, duke marrë në konsideratë kushtet që mund të zhvillohet një ndeshje pa tifozë, në rast se respektohen disa masa të rëndësishme higjenike, kam thënë se në këto kushte mund dhe duhet të fillojë.

Mendimi im është ky, ndërkohë që i takon grupit teknik pranë ministrisë së Shëndetësisë për të marrë vendimin”.