Liderët botërorë premtojnë fondin prej 8 miliardë dollarësh për gjetjen e vaksinës kundër Covid-19

337
Sigal

Liderët botërore premtuan një fond prej 8 miliardë dollarësh për gjetjen e një vaksine kundër COVID-19.

Kjo u vendos gjatë një videokonference të zhvilluar ditën e sotme mes liderësh nga BE, Kanada, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Arabia Saudite, Norvegjia, Spanja dhe Britania dhe shumë vende të tjera.

Ndërsa ShBA nuk ishte prezente në këtë videokonferencë.

Presidentja e KiE, Ursula von der Leyen shprehu mirënjohje ndaj vendeve që u solidarizuan në këtë moment të vështirë.

“Sot bota tregoi një unitet të jashtëzakonshëm për një të mirë të përbashkët. Qeveritë dhe organizatat shëndetësore botërore u bënë bashkë kundër koronavirusit” – shprehet ajo.

Në takimin e sotëm:

– Norvegjia premtoi 1 mld dollarë

– Zvicra 381 mln dollarë

– Holanda 209.5 mln dollarë

– Australia 226 mln dollarë

– Italia 152.7 mln dollarë

– Korea e Jugut 50 mln ndërsa Kuëait 40 mln dollarë

– Afrika e Jugut 1.3 mln dollarë

– Izraeli 60 mln dollarë

– Irlanda 20 mln dollarë

– Suedia 17 mln, Portugalia 10.9 mln, Kroacia 1.09 mln, Finlanda 39.3 mln, Bullgaria 109 mijë dhe Rumania 218 mijë dollarë.

– Serbia premtoi një fond prej 2.18 mln dollarësh, Slovenia 33.6 mln

– Republika Çeke, Polonia, Hungaria dhe Slovakia nga 3.27 mln

Ndërkohë edhe bashkëshortja e Bill Gates premtoi 100 mln dollarë.

Ndërsa vendet e tjera si Turqi, Kinë dhe Oman premtuan që do të ndihmonin por pa përmendur një shifër.