Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti: Rreziku i riinfektimit me Covid-19 është më i ulët se 0.02%

270
Sigal

Mjeku epidemiolog Alimehmeti, ka publikuar së fundmi një studim që është kryer në Katar në të cilin jepen shifra të mundësisë së riinfektimeve nga Covid-19.

Alimehmeti tregon se në këtë studim të kryer në Bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, është arritur në përfundimin se personat të cilët riinfektohen me Covid-19 nuk kanë pasoja në humbje jete.

Ndërkohë thekson gjithashtu se rreziku i riinfektimit me Covid-19 është me i ulët se 0.02 përqind.

Deklarata e plotë nga mjeku Ilir Alimehmeti: 

“Natyrës i besoj për shkak të ligjeve të qëndrueshme…” Cit.: Robert Browning (1812-1889)
Lajme të mire mbi riskun e reinfektimeve miqtë e mi!
Një studim madhor u krye në Katar dhe vlerësoi gjasat e reinfektimeve në këtë shtet me intensitet të lartë të epidemisë, ku vlerësohet që mbi gjysma e popullatës e ka kaluar infeksionin brenda vitit 2020.
Studimi i kryer nga Universiteti Cornell (Qatar) në bashkëpunim me Qendrën e OBSH-së për Analizimin e Epidemiologjisë së Sëmundjeve Infektive, u publikua në revistën Clinical Infectious Diseases (Oxford) që më 14 dhjetor 2020.
Në total, 133.266 raste me COVID-19 të konfirmuar u morrën në studim.
Reinfektimet:
243 raste (0.18%) me test pozitiv ≥45 ditë pas testit të parë pozitiv, nga të cilët:
35 raste (0.026%) me evidencë të fortë për reinfektim,
19 raste (0.014%) me evidencë të mirë për reinfektim,
26 raste (0.02%) me njëfarë evidence për reinfektim, dhe
163 raste (0.12%) me evidendë të dobët për reinfektim.
Nga 54 rastet me evidencë të fortë ose të mirë për reinfektim:
23 raste (42.6%) u zbuluan në qendra shëndetësore (sugjeron praninë e simptomave).
31 raste (57.4%) u zbuluan rastësisht përmes depistimeve rutinë.
Klinikisht:
Vetëm një reinfektim pati nevojë për shtrim në spital, por doli të nesërmen. ASNJË VDEKJE E VETME NUK NDODHI NË REINFEKTIME!
Risku i reinfektimit u vlerësua 0.02%!
Ndryshe mund të themi: mbrojtje 99.8%, që është superiore ndaj efektivitetit të çdo vaksine deri më sot.
Pra, të paktën psikologjikisht të qëndrojmë të qetë edhe pse masat vazhdojmë i ruajmë deri sa të dimë më shumë.