Mjeku: 6-7% e banorëve në Tiranë fituan imunitet nga Covid-19

303
Sigal

Që prej 9 marsit, ku edhe u kap rasti i parë me Covid-19 në Shqipëri e deri më sot, pandemia që ka pushtuar botën ka ndryshuar dhe tani në Shqipëri është më agresive. Specialistët akademik Genc Sulçebe dhe Prof. Dr. Alban Ylli kanë konstatuar të njëjtën gjë gjatë një studimi pesë muaj pas shpërthimit të Covid-19.

6-7 për qind e banorëve të Tiranës fituan imunitet nga covid-19. Në këtë përfundim arriti studimi i Akademisë së Shkencave mbështetur në testimin serologjik të imunitetit të popullatës. Ylli ka treguar më shumë detaje nga studimi që është bërë.

”Popullata është e pambrojtur ndaj virusit. Ky është raporti paraprak, jemi në gjendje të bëjmë dallimin vetëm mes lagjeve. Për gjininë dhe moshën ende nuk e dimë. Rezultatet janë paraprake”.

Pjesë nga deklarata

Ideja për studimin filloi në mes të muajit prill. Është një kampion i vogël, 150 persona nga Tirana dhe një kampion më i madh me 270 persona nga 4 lagje të Tiranës që janë zgjedhur rastësisht, personat që përfaqësojnë popullatën e 4 lagjeve të Tiranës. Ky kampion fotografon situatën imonologjike. Publiku njihet me rastet e reja çdo ditë, që matet nga testi nëse je me virus. Fotografimi i imunologjik ka të bëjë me reagimin e organizimit ndaj virusit.

Nuk shohim atë që ndodh sot me virusin në trupin tonë, pra jo rastet aktive, por personat që mund ta kenë kaluar në një periudhë të caktuar, gjatë këtyre 4 muajve të pandemisë. Gjetja e parë është ajo që ne prisnim, numri i personave që e kanë kaluar është shumë i madh nga ata që janë diagnostikuar, 10 herë më i madh.

Ne kemi dokumente, për të treguar se virusi ka qarkulluar shumë më tepër se personat e diagnostikuar. Numri i personave të infektuar dhe që shfaqin imunitet, është më i ulur nga numri nga Europa Perëndimore, atje është 10%, këtu jemi 6%. Sa më periferi të shkojmë, % e personave pozitive është më e ulët.

Pra popullata është e pambrojtur ndaj virusit. Ky është raporti paraprak, jemi në gjendje të bëjmë dallimin vetëm mes lagjeve. Për gjininë dhe moshën ende nuk e dimë. Rezultatet janë paraprake. Plani ynë është të vijojmë me një fazë tjetër në shtator dhe tetor për të verifikuar rritjen e imunitetit te i njëjti grup, shpërndarjen në hapësirë më të madhe, të dalim në zona të tjera, që në qytetet më të vogla imuniteti është më i ulët dhe për të parë se cfarë ndodh me imunitetin te personat që kanë qenë pozitiv, nëse mbeten të mbrojtur.