Dy prej grave në grevën e urisë dërgohen në urgjencë, shfaqën probleme shëndetësore

64

Dy prej grave që janë futur sot në grevë urie janë marrë nga stafi mjekësor i spitalit të Ballshit pasi kanë pasur probleme me tensionin.

Pas marrjes së ndihmës mjekësore ato thonë se do t’i bashkohen sërish grevës.

Mjekja që i trajtoi thotë se shumë nga gratë që janë bërë pjesë e grevës trajtohen me ilaçe për shkak të probleme shëndetësore që ato kanë.

15 gra naftëtare i janë bashkuar grevës së urisë pasi nuk kanë marrë pagat prej muajsh. Ato kanë zënë vendin e 10 grevistëve burra.

Në ditën e 18 të grevës së urisë, naftëtarët vendosen të këmbejnë 10 grevistë burra me 15 gra.