‘Infrastruktura e Tiranës e lënë në harresë’, LSI: Erion Veliaj, Tirana nuk është vetëm bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’

372
Sigal

Levizja Socialiste për Integrim ka reaguar gjatë ditës së sotme për gjendjen e infrastrukturës në Tiranë.

Sekretarja Organizative e kësaj partie u shpreh në një konference shtypi se infrastruktura e Tiranës është lënë në harresë sepse  ‘Tirana për Erion Veliajn është, nga qendra tek bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’. Rrugët janë në mëshirë të fatit tha Bixha.

Ja deklarata e plotë:

Të nderuar qytetarë jam sot para jush për një problem shumë shqetësues për banorët e kryeqytetit, siç është infrastruktura rrugore.

Fatkeqësisht, ende sot ekzistojnë rrugë të pashtruara, puseta të pambyllura, sinjalistikë e munguar, ndriçim i munguar etj.

I emëruari në Bashkinë e Tiranës, Erjon Veliaj flet e flet pafund në daljet e tij publike për Tiranën policentrike, flet për infrastrukturë, investime, zhvillim ekonomik e kulturor që duhet të ketë në të 27- njësitë administrative, por e vërteta e hidhur është që për Erion Veliajn, Tirana fillon e mbaron tek sheshi Skënderbej dhe Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” që qepet e shqepet si qilimi i Penelopës për të zhvatur para.

Shumë shkrut, do t’ju tregoj disa pamje të rënda nga gjendja e mjerueshme në të cilën ndodhen sot rrugët e kryeqytetit, sesa i përket infrastrukturës në zonat e ish-komunave dora e bashkisë është in-ekzistente.

Njësia administrative numër 1- Rruga “Arben Lami”, mungesë asfaltimi, mungesë trotuarësh, mungesë ndriçimi etj.

Njësia administrative numër 2, rrugët në zonën ‘Depo e Ujit’, janë të gjitha të braktisura nga Bashkia.

Njësia administrative numër 3, rruga ‘Arkitekt Sinani’.

Njësia administrative numër 4, rruga ‘Peci Dado’.

Njësia administrative numër 5, rruga tek shkolla “Murat Toptani”, Selitë.

Njësia administrative numër 6, rruga “Shaban Bardhoshi”.

Njësia administrative numër 7, rruga “Dafinave”, tek Fusha e Aviacionit.

Njësia administrative numër 8, rruga ‘Ymer Sallaku’.

Njësia administrative numër 9, rruga ‘Albanopoli’.

Njësia administrative numër 10- Rrugica që lidh rrugën ‘Islam Alla’ me rrugën ‘Him Kolli’.

Njësia administrative numër 11, rruga tek ‘çerdhja 59’

Këto pamje flasin vetë dhe janë vetëm një pjesë e vogël e një realiteti të trishtë dhe të pashpresë që Erion Veliaj ofron për qytetarët e Tiranës.

ZERO investime ka bere Erjon Veliaj ne infrastrukture, madje e ka shkaterruar ate me tej me mjetet e tonazhit te larte dhe betonjeret qe enden rrugeve te kryeqytetit ne ndertim te kulles se rradhes.

Sot Kryeqyteti perballet me nje dendesi shume te madhe banoresh, ku nevoja per nderhyje ne infrastrukture eshte urgjente, por I emeruari Veliaj di te bej vetem propagande.

Banoret e Tiranes kane nevoje per sherbime te verteta te cilat permisojne jeten e tyre dhe jo per sherbime qe kryhen per fasade apo per foto facebook-u.