Miratohet vendimi, rriten pagat e policëve brenda dhe jashtë orarit të punës

481
Këshilli i Ministrave ka publikuar vendimet e miratuara në mbledhjen e sotme 15 shkurt 2017, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Rama. Një ndër vendimet e miratuara ishte edhe ai i kohës së punës dhe pushimit në policinë e shtetit.Ky vendim rrit shpërblimet për punonjësit e Policisë së Shtetit, jo vetëm për punën jashtë orarit dhe ditët e festave, por edhe për punën brenda orarit që kryhet natën. Sipas vendimit, koha normale e punës për punonjësit e policisë është 40 orë në javë. Punonjësi i Policisë që shërben natën, në ditët e pushimit javor e të festave zyrtare, brenda kohëzgjatjes normale ditore të punës, përfiton një shtesë mbi pagë në masën: a) 20 % për çdo orë pune e shërbimi të kryer nga ora 19:00 deri në orën 22:00. b) 50 % për çdo orë pune e shërbimi të kryer nga ora 22:00 deri në orën 6:00. c) 25 % për çdo orë pune të kryer në ditët e festave zyrtare dhe ditët e pushimit javor. Shtesa mbi pagën, paguhet bashkë me pagën mujore, brenda një muaji nga dita kur është kryer shërbimi.
Sigal