Miratohen ndryshimet në qeveri nga parlamenti/ Shkarkohet Rama si ministër, emërohen Olta Xhaçka dhe Niko Peleshi

253
Sigal

Në një seancë të jashtëzakonshme, parlamenti ka miratuar ndryshimet në qeveri të propozuara nga Rama dhe të dekretuara nga Presidenti Meta.

Prej ditës së sotme Rama nuk do të jetë më në rolin e dytë si Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, por vendin do e ketë Xhaçka që liron postin e Ministrit të Mbrojtjes.

Në këtë të fundit është emëruar Niko Peleshi i cili më parë ka qenë zv.kryeministër i Shqipërisë.

REZULTATI

SHKARKIMI I RAMËS SI MINISTËR I JASHTËM

95 PRO 2 KUNDËR 2 ABSTENIM

SHKARKIMI I XHAÇKËS SI MINISTRE E MBROJTJES
95 PRO 3 KUNDËR 1 ABSTENIM

EMËRIMI I XHAÇKËS SI MINISTRE E JASHTME
94 PRO 4 KUNDËR 1 ABSTENIM

EMËRIMI I PELESHIT SI MINISTËR I MBROJTJES
94 PRO 3 KUNDËR 3 ABSTENIM