Miq të Besës, anëtarë dhe drejtues të Shoqatës AK “Tomorri”, takohen dhe nderojnë Presidentin e Republikës, Prof. Asc. Dr. Bajram Begaj

Engjëll Musai

Kryetari i Shoqatës “Tomorri”

Drejtor i Gazetës “Telegraf”

Viti i ri që po vjen do të shënoj 120 vjetorin e Shoqatës Tomorri. Një arsye më shumë që festimet, sikurse e do edhe tradita, 1 vitë para  jubileut të 120 të themelimit të Shoqatës A.K. Tomorri ta fillonim nga Kreu i Shtetit Begaj, pikërisht me dorëzimin e “Kartës Speciale të Antarësimit” në Shoqatën A.K.Tomorri si  dhe  akordimin e “Diplomës së Personalitetit të Shquar të Shoqatës Atdhetare Kulturore Tomorri, Presidentit të Republikës , Prof. Asc. Dr. Bajram Begaj, në AND-në e të cilit “Tomorri” pa dyshim ka gjurmët e tij.

NOA

Dje ishte një ditë e veçantë për Shoqatën A.K “Tomorri”. Ishte një ditë e trëndafiltë, pasi një grup intelektualësh dhe figura të nderuara të Shoqatës “Tomorri” , ishin të mysafirë në selinë e Presidencës së Republikës, ku do t’i dorëzonin Kreut të Shtetit, “Kartën e Anëtarit të Nderit” si dhe “Diplomën – Personalitet i Shquar i Shoqatës A.K.Tomorri”. Të flasësh për Presidentin e Republikës , Prof.Asc.Dr. Bajram Begaj, dhe t’a kesh pjesë të Nderit të Shoqatës, është nder dhe respekt jo vetëm për personalitetin e tij si Shtetar, por edhe si Intelektual dhe Humanist. Mbi të gjitha ky takim me Kreun e Shtetit, simbolin e Bashkimit dhe Unitetit Kombëtar është adhurim  dhe mall për Skraparin, Beratin, “Tomorrin” dhe të gjithë banorët që lindën dhe u rritën  rreth këtij “Mali të Shenjtë”. Dhe Shoqata “Tomorri” është pjesë e Historisë së Kombit pasi themelimi i saj daton më 1906, madje 6 vite më parë se të Shpallej Pavarësia e Shqipërisë. Kjo do të thotë që viti i ri që po vjen do të shënoj 120 vjetorin e Shoqatës “Tomorri”. Një arsye më shumë që festimet, sikurse e do edhe tradita, 1 vit para  jubileut të 120 të themelimit të Shoqatës A.K. Tomorri t’a fillonim nga Kreu i Shtetit Begaj, pikërisht me dorëzimin e “Kartës Speciale të Antarësimit” në Shoqatën A.K.Tomorri si  dhe  akordimin e “Diplomës së Personalitetit të Shquar të Shoqatës Atdhetare Kulturore “Tomorri”, Presidentit të Republikës , Prof. Asc. Dr. Bajram Begaj, në AND-në e të cilit “Tomorri” pa dyshim ka gjurmët e tij.

Nga ana e tij Presidenti i Republikës Prof.Dr.Bajram Begaj, falenderoj përfaqësuesit e Shoqatës A.K.Tomorri dhe nëpërmjet tyre të gjithë antarësinë e saj, duke deklaruar se: “ Ne sot kemi shumë nevojë të njohim historinë, ta mbajmë të gjallë kujtesën dhe ta parasjellim të ardhmen, pasi shoqatat janë kolonat që e mbajnë në këmbë , dhe nuk lejojnë të shembet historia e gjallë e popullit dhe Kombit  Shqiptar. Shembulli i shoqatave shqiptare të Amerikës, të cilat unë i kam kontaktuar gjatë vizitave në SHBA, duhet të shërbejnë si model edhe për shoqatat në Shqipëri. Sa më shumë shoqata të kemi jashtë ndikimit politik, aq më e shëndoshë do jetë shoqëria jonë, pasi anëtarët e saj duhet të kenë si devizë, thënien e famshme; ”Pa dallim feje dhe ideje”, përfundoi deklaratën e tij, Presidenti Begaj.

 

PERSONALITET I SHQUAR I SHOQATËS “TOMORRI”

I jepet: Prof. Asc. Dr. Bajram Begaj

President i Republikës së Shqipërisë

Mishëron vlerat më të larta në mbrojtje të çështjen kombëtare! Në personalitetin e tij ka spikatur korrektësia, ndershmëria dhe përkushtimi atdhetar e shoqëror, në fushën e humanizmit, gatishmërisë për mbrojtjen e interesave kombëtare si dhe modernizimin e jetës ushtarake, duke shpalosur kulturë dhe kurajo profesionale për të shkelur në shtigje të vështira. Në të gjitha pozicionet e punës si Drejtues i Shëndetësisë, Ushtrisë dhe si President i Republikës, mban në dorë pasaportën e së resë e progresives duke njohur vetëm suksese. Ka mbështetur dhe vlersuar aktivitetet e Shoqatës Atdhetare Kulturore “Tomorri”, duke rrezatuar mirësi, frymëzim, tolerancës, qetësi dhe pjekuri.

                                         Kryetari Shoqatës A.K. Tomorri

                                                          Engjëll Musai


Pas leximit të motivacionit, dy nga personalitetet e shquara të Shoqatës A.K.Tomorri, Xhevahir Spahiu dhe Prof. Dr. Ajli Alushani, i dorëzuan Diplomën Personalitet i Shquar i Shoqatës “TOMORRI” Presidentit të  Republikës , Shkëlqesisë së Tij, Prof. Asc. Dr. Bajram Begaj. Nga ana e tij Prof.Dr. Ajli Alushani, Kryetar i Grupit të Intelektualëve & të Urtëve të Shoqatës Tomorri,  deklaroi iniciativën e ringritjes së Degës së Shoqatës “Tomorri” në Amerikë, të cilën e ka përfaqësuar në Fan S.Noli.

Pas kësaj një nga themeluesit  dhe Kryetari i Parë i Shoqatës  Tomorri ( pas viteve 1990) Nuri Çuni sëbashku Kryetarin e Shoqatës A.K.Tomorri Engjëll Musai , i dorëzuan  Presidentit të  Republikës , Shkëlqesisë së Tij, Prof. Asc. Dr.Bajram Begaj, “Kartën e Anëtarit të Nderit”, me vulën e “Tomorrit” të shenjtë.

Në përfundim Kreu i Shtetit, falenderoi  përfaqësuesit e Shoqatës “Tomorri” për vlerësimin duke kërkuar që Mali i Tomorrit  dhe gjithë trevat rreth tij me vlera të mëdha historike, të qëndrojnë në themel të Shoqatës A.K. “Tomorri”, pasi ai është shquar në shekuj për bukurinë  e madhështinë e tij, duke u bërë burim frymëzimi  për patriotët, atdhetarët, poetët, shkrimtarët, piktorët, studiuesit  vendas e të huaj.

 

Emrat e pjesëmarësve në takimin ceremonial me Presidentin e Republikës së Shqipërisë Prof. Asc. Dr. Bajram Begaj:

1-Engjëll  Musai  – Kryetar i Shoqatës A.K. Tomorri

2- Xhevahir  Spahiu – President i Nderit të Shoqatës Tomorri   

3- Prof.Dr. Ajli  Alushani – Kryetar i Grupit të Intelektualëve dhe të Urtëve të Shoqatës

4- Nuri  Çuni – Kryetar i Asamblesë së Shoqatës Tomorri, dhe ri-themeluesi i Shoqatës Tomorri   

5-Dashuri  Hysi – Artiste e grupit “Demir Zyko”

6- Prof.Dr. Edmond  Zaimi – Pedagog dhe Shef i Urgjencës së Kardiologjisë- QSUT

7- Zagoll  Gjoni – Kryetar i Shoqatës për Tiranën

8-Rustem  Zyka – Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Tomorri

9-Bashkim  Koçi – Gazetar-Publicist

10-Hysen  Flamuri – Pedagogë, ish Drejtor i Gjimnazit