Ministrja Ibrahimaj: Nga 1 qershori do tatojmë profesionet të lira

236
Sigal

Nga 1 qershori Ministria e Financave dhe Ekonomisë do të paraqesë një ligj të ri për tatimin mbi të ardhurat që synon të targetojë profesionet e lira.“Nga data 1 qershor ne do të paraqesim ligjin e ri të tatimit mbi të ardhurat që do targetojë profesionet e lira, do të targetojë ato që sot individët çelin biznese, ua shesin të tjerë bizneseve si shërbime duke eliminuar pagesën e taksave. Kjo nga hyrja në fuqi e ligjit që do të prezantohet së shpejti nuk do jetë më e mundur se në bazë të ligjit profesionet e lira do paguajë tatimin në bazë të këtij ligji”.Ministrja Ibrahimaj bëri me dije se do të ketë ndryshime në ligjin për procedurat tatimore me qëllim shmangien e evazionit tatimor. Për mosdeklarimin e punonjësve apo pagave do të ketë dyfishim të gjobave.“Ne kemi marrë masa e kemi analizuar aty ku duhet të ndërhyjmë me përshkallëzimin e gjobave qoftë për evazionin qoftë në mosdeklarimin e pagave. Më konkretisht do bëjmë disa ndryshime në ligjin për procedurat tatimore e për gjithë shkeljet administrative apo ato që përbëjnë evazion tatimor, nëse më parë kishte një rivlerësim apo gjobë të barabartë me 100% të totalit të rivlerësimit tashmë do shkojmë në 200%. Do dyfishojmë mosdeklarimin e punonjësve si dhe për fshehjen e pagës për gjithë bizneset e mëdha, gjithashtu do dyfishomë dhe masën për mos deklarimin e saktë të pagës nga punonjësit. Këto sa i përket legjislacionit tatimor. Sa i përket ligjit për inspektimin në punë, s’do jetë më mundësia për dhënien e një rekomandimi për biznesin por edhe aty do kalojmë automatikisht në penalitete. Këto penalitete i përshkallëzojmë jo për arsyen se duam të vëmë penalitete apo gjobisim bizneset, por të bëjmë të mundur, që mos të bëjnë me evazion e të nxisim më shumë vetedeklarimin”, -tha ministrja.

Ministria e Financave ‘merr në dorë’ kontrollin e brendshëm në institucionet publike

Shumica qeverisëse do të ndryshojë ligjin për auditimin e brendshëm në institucionet vendore dhe qendrore. Nisma ligjore që pritet të miratohet nga qeveria dhe më pas nga Kuvendi, fuqizon rolin e ministrit të Financave, në rastin konkret të Delina Ibrahimajt, duke i dhënë fuqi që të bllokojë buxhetin e çdo institucioni nëse titullari shmang dhe nuk zbaton ligjin për auditimin e brendshëm. Nëse kërkesat e ligjit nuk zbatohet nga drejtuesi i njësisë së auditimit të brendshëm, ministri i Financave i propozon titullarit të institucionit fillimin e procedurave disiplinore ndaj tij.Drafti parashikon gjithashtu që ministri përgjegjës për financat jep pëlqimin me shkrim për emërimin dhe shkarkimin e drejtuesve të njësive të auditimit të brendshëm. Ky qartësim pritet të rrisë pavarësisë e drejtuesve të njësive të kontrollit nga ministrat, drejtorët dhe kryebashkiakët. Një nen i veçantë është shtuar, duke detyruar titullarët e institucioneve që të krijojnë një sistem për parandalimin e parregullsive dhe mashtrimeve.