Ministria e Drejtësisë verifikon dosjen e Aldo Hoxhës

520
Sigal

I dyshuar për vrasjen e Fatbardha Tafës, ka një dosje “të pasur” kriminale, dhe është lënë i lirë

Ministria e Drejtësisë do të inspektojë dosjen e Aldo Hoxhës, 20- vjeçarit të arrestuar një ditë më parë nga Policia e Tiranës, si i dyshuar për vrasjen e Fatbardha Tafës, tek ish-Fusha e Aviacionit. Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, ky dikaster bën të ditur se pasi u njoh me faktin se ky shtetas është liruar para një viti nga gjykata për një tjetër çështje, ka urdhëruar inspektimin e menjëhershëm të dosjes së këtij ish të dënuari. Kjo do të thotë se Ministria do të inspektojë veprimtarinë e gjykatave, prokurorive dhe institucioneve të ekzekutimit të dënimit. Të gjitha rezultatet e inspektimit do t’i bëhen të ditura opinionit publik brenda muajit shtator 2012. Ministria e Drejtësisë thekson se në mënyrë të përsëritur ka shprehur shqetësimin e saj për politikën e dobët penale që ndiqet nga ana e organeve të drejtësisë, si një tregues i mungesës së përgjegjshmërisë dhe sundimit të ligjit. Ministria fton qytetarët që të paraqesin para saj çdo rast të devijimit të drejtësisë apo politikës penale, nëpërmjet ankimeve online në portalin: ëëë.justice.gov.al si dhe ëëë.gjykata.gov.al.