Ministria e Arsimit: Testet e gjuhëve të huaja që njihen

1571
Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë publikoi testet dhe nivelet e gjuhëve të huaja që do të njihen prej saj. “Në mbështetje të kuadrit të referencave për gjuhët, të krijuar nga Këshilli i Evropës (2001), Kuadrit të Përbashkët Evropian të Referencave për Gjuhët, si dhe në bashkëpunim me ambasadat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Spanjës të akredituara në Republikën e Shqipërisë, Ministria e Arsimit dhe Sportit njeh testet e gjuhëve të huaja dhe nivelet”, thuhet në një udhëzim të posaçëm, që publikon edhe të dhënat për gjuhët angleze, gjermane, franceze, italiane dhe spanjolle. Këto nivele të gjuhëve të huaja dhe testeve ndërkombëtare shërbejnë për pranimet në programet e studimit të ciklit të dytë dhe të tretë, në institucionet e arsimit të lartë.

Sigal