Milionat që ‘bëjnë kurban’ 200 profesorë të farmaceutikës

847
“Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë”, prej 4 muajsh gjendet përballë një “beteje” palësh brenda grupimit e cila që prej 22 qershorit 2015, ka përfunduar deri me padi në gjykatë, me ankim tek Presidentja e “Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë”, tek “Avokati Popullit”, tek “Zyra për Mbrojtjen nga Diskriminimi”, tek Drejtuesit e Këshillat të “Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë” në qarqe,drejtuar Presidentit të Republikës, Kryeministrit, Kryetarit të Kuvendit, Ministrit të Shëndetësisë dhe Trupit Diplomatik në Shqipëri. “Avokati i Popullit” i ka kërkuar Presidentes së “Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë”, që brenda 30 ditëve të anulojë vendimin dhe të rikthej në fuqi e veprim Nenin 19, të pandryshuar. Po kështu, zyra e “Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi”, ka kërkuar nga Presidentja e “Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë” anulimin e vendimit për ndryshimin e Nenit 19 të Statutit por drejtuesja e “Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë, nuk bindet për të pranuar abuzimin e për të zbatuar ligjin. Tashmë, çështja ka shkuar në Gjykatën Administrative të Tiranës. 

Shkelja e ligjit dhe prepotenca e drejtues të “UFSH”, çoi farmacistët e diskriminuar në gjykatë
Nesër, në Gjykatën Administrative të Tiranës, nis një gjyq “specifik” për nga objekti i padisë së bërë. Paditësit, janë farmacistë profesionistë, të cilët në 40-50 vitet e punës së tyre, kanë manifestuar korrektesë, etikë të lartë gjatë ushtrimit të profesionit dhe detyrave që kanë kryer e madje edhe sakrifica familjare. Por pas kaq vitesh “model” pune e qëndrimi, ata kanë trokitur në “derën” e gjykatës, duke paditur kupolën e “Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë”, që po (ç)drejton grupimin ku ata janë anëtarë dhe respektojnë gjithë detyrimet që përcakton Ligji Nr. 9150, datë 30. 10. 2003 dhe Statuti i “Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë”, duke përfshirë edhe shlyerjen e gjithë detyrimeve financiare, që kupola e “Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë” ua ka caktuar me urdhër si tarifë financiare regjistrimi, anëtarësimi, provimi, riprovimi e deri tek pagesa absurde mijëra lekë në vit për “kredite kualifikimi” që bëhen edhe për këtë kategori farmacistësh me 40-50-vite përvojë pune. Me këtë padi të bërë në gjykatë, 6 farmacistët veteranë të farmaceutikës shqiptare, konkretisht Andrea Matua, Përparim Hoxha, Lirije Sina, Adile Kallfa, Dragush Kurti, Sadik Berisha e Afrim Tabaku, pjesë e aktualisht mbi 200 farmacistëve me përvojë që cënohen nga një vendim totalisht antiligjor e arbitrar, kërkojnë të bllokohet zbatimi dhe të anulohen ndryshimet e bëra në kundërshtim të plotë e të hapur me ligjin, në disa nga nenet e Statutit të “Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë”, futur në zbatim që prej datës 1 korrik 2015, me urdhër, me prepotencë, me shpërfillje, me firmë e vulë të zonjës Diana Toma, aktualisht Presidente e “Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë”. Çfarë ka ndodhur?
Ndryshimi i Nenit 19 të Statutit është, aplikon “luftën e klasave” ndaj farmacistëve 
Pas njohjes me kërkesë-padinë e bërë prej 6 farmacistëve veteranë, mbështetur në debatin që po zhvillohet rreth një skandali institucional të “gatuar” në “laboratorin” e interesave të kupolës së “Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë”, me pasojë shkeljen e rëndë të ligjit, Gazeta “Telegraf” realizoi investigimin rreth këtij skandali. Sot po publikojmë vetëm skenarin e ndryshimit të Statutit të “Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë” dhe faktin e bërjes së këtij ndryshimi, duke shkelur plotësisht Ligjin Nr. 9150, datë 30. 10. 2003 “Për Urdhrin e Farmacistëve të Shqipërisë” dhe Ligjin Nr. 10171, “Për Profesionet e Rregulluara në Republikën e Shqipërisë”. Ndërsa në vazhdim, Gazeta “Telegraf” do të publikoj fakte të investiguara nga praktikat dhe aktiviteti organizativ, financiar e deri nepotik i kupolës drejtuese të “Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë”. Po ndalemi sot, tek skandali antiligjor i ndryshimit të Statutit. Afro 3 muaj më parë, saktësisht në datën 29. 05. 2015, janë ndryshuar 5 nene të Statutit të “Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë”. Alarmi është dhënë pas ndryshimit të qëllimshëm e antiligjor të Nenit 19, ndërkohë që sipas deklarimeve të farmacistëve, disa pika në Nenin 6, Nenin 18, Nenin, 21 dhe Nenin 48, janë ndryshuar jo se i shërbejnë ligjshmërisë dhe konsolidimit të veprimtarisë profesionale e organizative të grupimit “Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë”, por janë bërë vetëm si “dekor teatral” i skenarit “Toma dhe servilët e saj”, për të maskuar ndryshimin e qëllimtë të Nenit 19, pra për të thënë publikisht, kështu: “Nuk ndryshuam vetëm nenin 19”! Sipas bazës ligjore dhe dëshmive të afro 80 farmacistëve të pyetur prej Gazetës “Telegraf” në Tiranë e rrethe, madje edhe prej dëshmive konfidenciale të 2 prej anëtarëve të Këshillit Kombëtar të “Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë”, ndryshimi këtyre neneve të Statutit dhe sidomos i Nenit 19, nuk ka qenë kërkesë, apo propozim nga strukturat dhe “baza” e farmacistëve! Madje, nuk ka pasur as njoftim publik për këtë ndryshim Statuti. Për më tepër, as në “procesin” e ndryshimit, ndërhyrja në Statut nuk është bërë as formalisht temë diskutimi e anëtarësisë së farmacistëve. Ky ndryshim me epiqendër “Nenin 19”, ka qenë një “pazar i mbyllur” i Presidentes Diana Toma, bërë me të besuarit dhe të nënshtruarit e saj në kupolën e “Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë”, por protokolluar në “letra” edhe… “si propozim i strukturave të grupimit të farmacistëve” në rrethe.
Çfarë “interesash” mbron kupola e “Urdhrit të Farmacistëve…”, me ndryshimin Nenit 19?
Në fakt, nuk ka qenë aspak ligjor ndryshimi në përmbajtjen dhe sanksionimet që i janë bërë “Nenit 19” Statutit dhe 4 neneve të tjerë nr. 6, nr. 18, nr. 21 e nr. 48, mbasi është shkelur ligji. Gjithë paligjshmëria në këtë rast, ka nisur, është realizuar e është mbyllur me një “urdhër special”, të dhënë prej Presidentes së “Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë”, për të ndryshuar Nenin 19 e sa për fasadë, bashkë me të edhe 4 nene të tjerë sa për “efekt bindës” se nuk ka qenë synim vetëm Neni 19! Shtrohen pyetjet: Përse kupola e “Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë”, pranoi urdhrin, ose propozimin antiligjor të presidentes dhe shkeli ligjin e ndryshoi Nenin 19? Përse presidentja e “Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë”, propozoi, firmosi, vulosi e futi në zbatim ndryshimin e Nenit 19, kur ky ndryshim u bë duke shkelur ligjin? A mund të zbatohet një ndryshim statutor, apo qoftë edhe adrese, pa u regjistruar ndryshimi brenda 15 ditësh në dosjen juridike të “Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë” që gjendet në regjistrin e Gjykatës? Çfarë “interesash delikate” mbron kupola e “Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë”, me ndryshimin e Nenit 19? Siç thonë farmacistët, gjithçka është bërë vetëm për të ndryshuar Nenin 19 të Statutit, me synimin e mbrapsht e djallëzor të kupolës së re të “Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë”, me Këshill Kombëtar në qendër e në qarqe, të përbërë nga pronarë të depove farmaceutike e të shumë farmacive deri edhe ilegale, për të larguar nga shërbimi farmaceutik një kategori farmacistësh specialistë, me përvojë e të ndershëm të cilët nuk miratojnë dhe denoncojnë abuzimet e “kupolës”, klientëve, familjarëve e ortakëve të tyre. Këta që janë “kryqëzua” me Nenin 19, janë viktima të “luftës së klasave”, që ka nisur e po zbaton kupola e “Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë” me marifete të kundërligjshme, për të larguar individët e ndershëm, kërkues, të papajtueshëm me abuzimet dhe krimet financiare e jetike që bëhen me tregun e ilaçeve prej disa klaneve të babëzitur, deri tek çmimet zhvatëse dhe shitja e ilaçeve të skaduar e vrasës të pacientëve!
Nuk i ndalon ligji, por i ndalon Statuti antiligjor “Toma”
Këtë largim të profesionistëve dhe individëve të ndershëm, kupola që ka uzurpuar drejtimin e “Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë” me vota të “rekomanduara” e të “injektuara me porosi”, po e realizon duke shpërfillur dhe shkelur Nenin 40 të Ligjit Nr. 9150, datë 30. 10. 2003 “Për Urdhrin e Farmacistëve të Shqipërisë” dhe Ligjin Nr. 10171, “Për Profesionet e Rregulluara në Republikën e Shqipërisë”. Për të arritur synimin “spastrues” të “zërave denoncues”, kanë bërë “kurban” Nenin 19 të Statutit me ndryshimin: “Nuk lejohen drejtues teknik farmacie në moshë pensioni”! Por, ja që këtë të drejtë të punës dhe ushtrimit të profesionit të lirë e lejon Ligji Nr. 9150, datë 30. 10. 2003 “Për Urdhrin e Farmacistëve të Shqipërisë” dhe Ligji Nr. 10171, “Për Profesionet e Rregulluara në Republikën e Shqipërisë”. Mirëpo, Presidentja e “Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë” dhe grupi i saj i bindur brenda këtij “Urdhri”, ua ndalon e ua heq këtë të drejtë ligjore duke ndryshuar Statutin në kundërshtim me ligjin! Madje presdetnja Toma e mbron edhe me shkresa zyrtare këtë shkelje ligji dhe këtë “spastrim në vazhdim”. Kujtojmë, që Presidentja e “Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë” zonja Diana Toma, në datën 02. 08. 2015 i ka kthyer Zyrës së “Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi”, një përgjigje zyrtare me shkresën Nr. 618-Prot, duke i thënë, se “… Statuti është ndryshuar me vendim të Këshillit Kombëtar, në mbështetje të Ligjit Nr. 9150, datë 30. 10. 2003 “Për “Urdhrin e Farmacistëve të Shqipërisë”. Nisur prej kësaj përgjigjeje, dërguar prej një farmacisteje që ka bërë “Betimin e Kushtetutës” dhe “Betimin e Hipokratit”, mendojmë t’i kujtojmë se nuk është Statuti që ndryshon ligjin, por është ligji që përcakton dhe dikton hartimin, përmbajtjen, ndryshimin dhe zbatimin e neneve të Statutit. Në rastin konkret, nuk ka ndryshim ligji, që të ketë ndryshim e përshtatje të Statutit, sipas përcaktimeve të ligjit! Besojmë se edhe zonja Toma e di, që Ligji Nr. 9150, datë 30. 10. 2003 “Për Urdhrin e Farmacistëve në Republikën e Shqipërisë” nuk ka ndryshuar dhe që Neni 19 i Statutit është në përputhje me këtë ligj. I kujtojmë zonjës Toma gjithashtu, se ky ligj i cili është ende në fuqi, nuk i ndalon farmacistët as për moshë, as për veshjeje “Firmato” apo “Gabi”, as për stil ecjeje, as për paraqitje fizike, apo model flokësh, që të ushtrojnë profesionin në çdo sektorë dhe pozicion profesional që njeh ligji, deri sa të jenë gjallë dhe me “shëndet fizik e mendor në rregull”. Këtë cënim të drejtash ligjore e konstaton edhe Zyra e “Avokatit të Popullit”, i cili me përgjigjen shkresore zyrtare Nr. K 1/H-40-5, me Nr. Dokumenti 201501240/5, datë 23.10.2015, i kërkon anulimin brenda 30 ditësh, të vendimit për ndryshimin e Statutit dhe konkretisht të Nenit 19 të këtij Statuti, si të pa bazuar në ligj, me shkelje të rëndë të ligjit dhe të drejtave të njeriut për punën dhe ushtrimin e lirë të profesionit sipas vullnetit të tij dhe sipas ligjit. Kjo heqje e të drejtës, që ju i keni kësaj kategorie farmacistësh, ka vetëm një tregues: Eshtë në kundërshtim të plotë e të hapur me ligjin! Kujtojmë, gjithashtu, që në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të “Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë”, nuk kanë marrë pjesë përfaqësuesi i Fierit, Korçës e Gjirokastrës, si dhe Përfaqësuesi i Fakultetit të Farmacisë, përfaqësuesi i Ministrisë së Shëndetësisë, i FSDKSH, Sekretari i Përgjithshëm i “Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë” etj. që i detyron të jenë në mbledhje vendim-marrëse, por që ju vendosët ndryshimin e Statutit pa praninë, pa debatin dhe pa votën e tyre. Kujtojmë gjithashtu, që ndryshimi i fundit antiligjor në Statut është i pesti ndryshim që i është bërë Statutit të “Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë”, konkretisht në datën 18.05.2006, në datën 09. 07. 2010, në datën 09.07.2010, në datën 09.09.2013, në datën 24. 01.2014 dhe së fundi në datën 29.05. 2015, në të pesë rastet në kundërshtim me ligjin Nr. 9150, datë 30. 10. 2003 “Për “Urdhrin e Farmacistëve të Shqipërisë”. Mbasi vetë ligji, nuk ka ndryshuar as në parime, as në përcaktime. 
—————————————
Ja Neni 19, sipas ligjit Nr. 9150, datë 30. 10. 2003 “Për Urdhrin e Farmacistëve të Shqipërisë”
– Leja e Ushtrimit të Profesionit është individuale dhe jepet sipas kritereve të përcaktuara me vendim nga Këshilli Kombëtar i Urdhrit.
– Me Leje Ushtrimi Profesioni pajiset çdo farmacist i anëtarësuar në Urdhër dhe çdo ndihmës farmacist i regjistruar në Regjistrin e Veçantë të ndihmës farmacistëve.
– Leja e Ushtrimit të Profesionit bëhet e pavlefshme kur farmacistit apo ndihmës farmacistit i është ndërprerë anëtarësimi apo regjistrimi.
– Për të marrë Lejen e Ushtrimit të Profesionit çdo farmacist duhet të paraqesë pranë Zyrës Qendrore të Urdhrit, Certifikatën e Anëtarësimit dhe 1 fotografi, kurse çdo ndihmës-farmacist, duhet të paraqes Çertifikatën e Regjistrimit dhe 1 fotografi.
——————————————————–
Ja Neni 19, i Statutit të “Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë”, ndryshuar me shkelje tëligjit
(Shtohet paragrafi i mëposhtëm)
Me leje Ushtrimi Profesioni, pajiset çdo farmacist i anëtarësuar vetëm në Urdhërin e Farmacistëve dhe çdo ndihmës farmacist i regjistruar në Regjistrin e Veçantë të ndihmës-farmacistëve. 
Çdo anëtar i Urdhrit të Farmacistëve mund të aplikojë për të qenë drejtues teknik nëse plotëson parakushtet e vendosura në Ligjin “Për Barnat dhe Shërbimin Farmaceutik” si dhe plotëson kriteret e mëposhtme:
– Të jetë anëtar vetëm i Urdhrit të Farmacistëve.
– Ndaj tij të mos jetë marrë masë disiplinore sipas parashikimeve të nenit 18 pika d) dhe e) të ligjit 9150 “Për Urdhrin e Farmacistëve” brenda një periudhë 3 vjecare.
– Të mos vuaj nga probleme shëndetësore që e bëjnë të pa mundur ushtrimin e profesionit.
– Të punojë me kohë të plotë vetëm në farmacinë për të cilën aplikon si drejtues teknik. Të mos ketë mbushur moshën për pension, përjashtuar rastet e të vetëpunësuarve. Të plotësojë dispozitat e Kodit të Punës për sa i përket prezencës së tij në subjektin farmaceutik.
– Nuk është duke ushtruar një detyrë tjetër publike e ciia përbën konflikt interesi sipas ligjit “Për Parandalimin e Konfliktit të interesave në Ushtrimin e Funksioneve Publike” Q> Në rastet e dypunësimit, për drejtuesin teknik, dypunësimi do të iejohet vetëm brenda qytetit.
Të drejtën për dhënien dhe heqjen e lejës për ushtrimin e profesionit si drejtues teknik e ka Komisioni i Regjistrimit dhe i Dhënies së të Drejtës së Ushtrimit të Profesionit”
Drejtuesit teknik i pezullohet leja për ushtrimin e profesionit si drejtues teknik në mënyrë të rnenjëhershme:
a) Kur në farmaci gjendet duke shërbyer një person jo farmacist.
b) Kur dekiaratat e bëra tek formulari i ndryshimeve janë të rreme.
c) Kur në farmaci gjendet, në mënyrë të përsëritur, duke shërbyer një farmacist pa qenë anëtar i Urdhrit të Farmacistëve.
Pezullimi në mënyrë të menjëhershme i lejës për ushtrimin e profesionit për rastet e parashikuara në pikat a) dhe b), bëhet për një periudhë 3 vjecare, kurse për rastin e parashikuar në pikën c), pezuilimi i lejës për ushtrimin e profesionit bëhet për një periudhe 1 vit. Ankimi ndaj këtyre masave, bëhet brenda 30 ditëve drejtpërsëdrejti në gjykatë. 
Në rastin kur subjekti farmaceutik ushtron aktivitetin pa patur të punësuar një drejtues teknik, farmacistit të punësuar në këtë farmaci i pezullohet licenca deri në momentin e paisjes së farmacisë me drejtues teknik.
Në rastin kur pronar i subjektit farmaceutik, nuk është farmacisti, pronari i farmacisë duhet të nënshkruajë një deklaratë pranë Urdhrit të Farmacistëve, ku të deklarojë se ai personalisht nuk do të ndikojë në ushtrimin e veprimtarisë profesionale të drejtuesit teknik apo farmacistit në farmacinë që ai ka në pronësi.
————————————————–
Ja çfarë përcakton Neni 40, i Ligjit 105/2014, datë 31.07.2014 për drejtuesin teknik në farmaci 
1. Drejtues teknik i Farmacisë është çdo shtetas i Republikës së Shqipërisë ose i huaj, që plotëson kërkesat e mëposhtme: 
a) zotëron diplomë universitare të Fakultetit të Farmacisë; për shtetasit e huaj nevojitet njehsimi i diplomës universitare nga autoriteti përgjegjës.
b) ka një përvojë pune prej 3 vjetësh në farmaci 
c) është anëtar i Urdhrit të farmacistëve
ç)drejtuesi teknik i farmacisë e ushtron këtë rol vetëm për një farmaci
2. farmacia lejohet ta ushtroj veprimtarinë, vetën në prani të drejtuesit teknik, ose të farmacistit të punësuar.
3. Drejtuesi Teknik i Farmacisë është përgjegjës për të gjithë veprimtarinë teknike dhe profesionale që zhvillohet në farmaci. 
Sigal