Milionat e Reformës në Drejtësi ‘i merr lumi’, ja sa janë grabitur nga taksapaguesit e BE dhe SHBA-ve

159
Sigal

Duartrokitjet për historinë e suksesit me reformën në drejtësi po ia lënë vendin kritikave dhe skepticizmit. Institucionet  ndërkombëtare japin sinjalet e alarmit, Raporti i CIA-s, raporti i fundit i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogat dhe Krimin (UNODC), Qendra e Studimit të Demokracisë dhe Qeverisjes, institucioneve pranë PE etj.,  kryqëzojnë hapur këtë refomë, duke nxjerrë në pah se, krimi i organizuar dhe korrupsioni, janë dy fusha ku Shqipëria shkëlqen. Edhe pse financimet për  Reformën në Drejtësi nuk kanë munguar, realiteti për një drejtësi të fortë, të qëndrueshme , të paanshme dhe të pa kapur nga politika e partisë në pushtet i ka zhgënjyer qytetarët dhe ka ulur besimin tëk e ashtëquajtura Reformë në Drejtësi.

Po sa janë shpenzuar për Reformën në Drejtësi në Shqipëri nga taksapaguesit e BE dhe SHBA-ve :

42 milionë euro nga Marrëveshja IPA , 2018

42 milionë euro u investuan  në vitin 2019

63 milionë euro fonde, parashikohet të përfitojë Shqipëria nga programi IPA III, për periudhën 2021-2024

57 milionë euro të tjera për  “Reforma në Drejtësi” u dhanë për  deri në 2025

Për vitet 2023-2024, rreth 4 mln euro do të jetë fondi i mbështetjes financiare për programin antikorrupsion; 10 mln euro për luftën kundër krimit të organizuar dhe përmirësimit të qytetarëve;

Sigurisht që ka shumë mëdyshje nëse duhet të quhet  “ Reforma në Drejtësisë” sikurse e pëlqejnë ‘rilindasit’ e partisë në pushtet,  apo “Reformim i Drejtësisë” sikurse e kërkojnë qytetarët. Padyshim që të dyja kanë vlerë ku njëra I shërbenë politikanëve për interest e tyre personale dhe kriminale, pasi do të   përdoret  si “gjuheti shtrigash” dhe tjetra për njerzit hallexhinjë që mbetën dyrve të gjykatave, që po goditen barabarisht nga krimi dhe korrupsioni, që po dhunohen nga shteti, që po përgjohen në mënyre antikushtetuese dhe antiligjore, po përdhunohen nga krimi, po grabiten në mese të ditës dhe në  zemrën më të sigurtë, sikurse është airoporti, kryeqyteti, zonat turistike etj.etj. Nuk e di se si po ndihen diplomatët perëndimor në Tiranë pas këtyre marrëzive dhe se do vazhdojnë ta  përkrahin apo mbështesin orgjinë politike komuniste të zyrtarve të rilindjes për Reformën në Drejtësi  ?! Nuk e di se sa të sinqertë janë rilindasit e shqipërisë përballë SHBA-ve dhe porosive të zyrtarëve të  DASH, BE, Kongresit Amerikan, Bundestagut  Gjerman, Parlamentit Europian, Eurodeputetëve dhe reporterëve të sajë për Shqipërinë. Koha tregoi se Reforma në Drejtësi ka dështuar, pasi që në fillesën e saj, ajo kishte si qëllim primar selektimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve që nuk kullosnin në ‘kuzhinën e rilindjes’ dhe se nuk do të pranonin apo të heshtnin për grabitjet, babëzinë, krimin, nxjerrjen e të dhënave, vjedhjen e tyre dhe maskaradën e tipit mafioz të ministrave dhe zyrtarëve me llogaritë bankare nga 30 milion euro të Inceneratorëve në emër të pensionistëve që janë pa shtëpi,pa bukë dhe janë ndarë nga kjo jetë.

Kushti i BE dhe SHBA:  Zbatimi i vettingut të jetë i drejtë, i paanshëm dhe jo selektiv

Vetingu duhet të nxjerrë një kastë gjyqtarësh të pavarur, të pafrikesuar që ti bëjnë ballë presioneve të qeverisë së sotme e të nesërme, që të luftojë korrupsionin pa kompromis. A duan këte miqtë tanë të BE-së e SHBA-së?

A duan këtë qytetarët tanë? Absolutisht po. Këtë duan. A jua garanton këtë ligji i vettingut sipas së cilit Vettingun do e bëjë ‘Rilindja’ me drejtorët e saj dhe sekretarët politikë të Partisë? Jo. Pse jo? Sepse ministrat, qeveria dhe vetë kreu i  saj kanë frike nga një drejtësi e pavarur, kanë frike nga ajo kastë gjykatësish e prokurorësh të pavarur. Frikë që është normale e një KM që ka futur deputetë me rekorde kriminale, një KM që ndan tenderat me miqtë e tij. Dhe frika sjell sabotimin e reformës duke bërë ligje të cilat e di që janë antikushtetuese

Venecia: Shqipëria të mos kthehet në protektorat !

“Venecia” në mënyrë të veçantë kritikon Komisionet e Pavarura të Monitorimit të ndërkombëtarëve.  Ky komision monitorimi ndërkombëtar, që do marrë vendime për ne, kujt do t’i japë llogari? Nëse ato veprojnë padrejtësisht, cili institucion në Shqipëri do t’u kërkojë llogari? Koha tregojë se ata janë bërë palë me anëtarët e KPK dhe KPA duke e kthyer organin e KPA-së si qëndër të “gestapos”. Dhe kjo ka një arsye të fortë, pasi një pjesë e mirë e tyre janë të shantazhueshëm për shkak të problemeve me dosjet dhe formularët e deklarimit, para se të kandidonin dhe të përzgjidheshin.

Duke filluar nga sot, gazeta ‘Telegraf’ në rubrikën e saj  “DREJTËSIA”, do të publikojë fakte tronditëse të abuzimit në emër dhe për llogari të ‘Reformës në Drejtësi”. Emërimet e anëtarve të KPK dhe KPA-së , “gjynahet” e tyre me dosjet shantazhuese, qokat dhe klientelizmin, përfitimet dhe abuzimet në emër të detyrës si shërbëtorë të pushtetit dhe sekteve të oligarkisë kombëtare dhe ndërkombëtare. Në këtë rubrikë do të ketë vend dhë hapsirë për të gjithë qytetarët, nënpunësit dhe cilindo që kërkonë të publikojë fakte dhe skandale të Reformës në Drejtësi dhe personave të cilët janë emëruar në strukturat e KPK,KPA dhe ndihmës pranë ONM-së.