Miliona për koncesionet/ Ryshfetet me 50 mijë lekë për gjak bëjnë kërdinë në spitale

132
Sigal

Manastirliu pagoi me 13 mln. euro Karathanon e PPP të laboratorëve me shkelje ndërkohë që kontrata e ‘Check-up’ prej 3 vitesh, ka zënë pluhur në SPAK

Skandali, ja si në spitalin e Durrësit me 50 mijë lekë për t’u regjistruar sikur ke dhënë gjak!

Shëndetësia, edhe pse trumpetohet nga qeveria dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu se është në ditën më të mirë të saj, qytetarët që e provojnë dita-ditës na tregojnë të kundërtën. E themi këtë, sepse në një video të mbërrtiur në  joq, një grua ka filmuar me zë dhe figurë se si me vetëm 50 mijë lekë që i jepet mjekut në xhep te Banka e gjakut në spitalin e Durrësit, mund të regjistrohesh sikur ke dhënë gjak, kur në fakt nuk e ke dhënë.

Ajo i jep doktorit 50 mijë lekëshin, që ia fut në sirtar dhe kur e pyet mjekun “kjo vlen për sot?”, ai i përgjigjet “kjo vlen gjithmonë”.

Por nuk mbaron këtu! Zonja, e cila nga komunikimi që ka me mjekun kuptohet që ka të shtruar vajzën në spital pasi i ka lindur, kërkon që ta nxjerrë atë sa më parë pasi vajza i ankohet se krevati është tejet i keq.Teksa vetë mjeku i thotë që të sjellë dy çarçafë nga shtëpia e ta bëjë më komod krevatin, zonja pohon se ka sjellë një batanije të trashë, ia ka shtruar poshtë, por sërish vajza nuk gjen rehat. Gjithsesi mjeku vazhdon me këshillën e tij, që nëse mjekja Kozeta i thotë mos ta nxjerrë vajzën nga spitali ta dëgjojë, sepse sipas tij ajo ka arsye të fortë.

Mund të themi që në çdo spital rrethesh mund të gjesh kushte mizerabël, ku qytetarët në vend që të shërohen në fakt përfundojnë me dhimbje dhimbje kockash.

Detajet e fundit, si e pësoi mjeku në Durrës

Mjeku me detyrë Teknik gjaku, në spitalin rajonal të Durrësit është proceduar në gjendje të lirë. Ai është filmuar teksa ka ndihmuar kundrejt pagesës 5000 lekë të rinj, një paciente për të marrë shërbimin e transfuzionit të gjakut të dhuruar nga qytetarë të ndryshëm.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës, pas transmetimit të pamjeve, referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit I. Q., 50 vjeç, banues në lagjen nr. 1, Durrës, me detyrë Teknik gjaku, në spitalin rajonal të Durrësit, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, dhe A. S., 45 vjeçe, banues në lagjen nr. 17, Durrës, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, njofton policia.

Kontrata e “Check-up” po përfundon; dosja “Ilir Beqaj- Vilma Nushi” 3 vite pezull në SPAK.

Viti 2022 për SPAK, u mbyll me lajmin e dalë prej andej, se ish-ministri Ilir Beqaj dhe oligarkja e shëndetësisë Vilma Nushi, mund t’i shpëtojnë drejtësisë “Me procedurë”, ngaqë grupi i prokurorëve nuk po e mbyll hetimin pa asnjë shkak ligjor megjithëse provat janë sa një “mal”.

Por paralelisht më përfundimin e afatit hetimor të dosjes, po përfundon edhe afati kontraktor 10-vjeçar i PPP- Kontrollit Mjekësor për moshat 35-75 vjeç, njohur si kompania koncesionare “3P Life Logistic Sh.p.k” me pronare Vilma Nushin.

Është luajtur me zvarritje të qëllimshme, për shkak se sipas shkresave qeveritare, urdhërues i këtij koncesioni fiktiv me vlerë 130 milionë Euro, është kryeministri Edi Rama, ndërsa zbatues e firmosës kontrate është ish-ministri Ilir Beqaj dhe përfituese Vilma Nushi.

Konkretisht, hetimi i aferës korruptive të quajtur “Check-up”, ka filluar në muajin janar 2020, si një ndër dosjet e para, me të cilat SPAK filloi aktivitetin 2 javë pas krijimit, duke marrë në pyetje Ilir Beqaj, por prej 3 vitesh kjo dosje është zvarritur.

Më 11 korrik, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, zbarkuan te zyrat dhe vila e Vilma Nushit, për të sekuestruar dokumentet e koncesionit; më 13 korrik SPAK thirri Vilma Nushin, ndërsa më 23 korrik thirri Ilir Beqaj, që caktoi vlerën 130 milionë Euro, miratoi procedurën e fituesit me të dhëna false, firmosi kontratën dhe i shtoi 20 milionë Euro Vilma Nushit.

Por qysh prej muajit korrik 2022, SPAK nuk i ka thirrur më Ilir Beqaj e Vilma Nushin dhe as ka mbyllur hetimet, ndërkohë që kontratës 10-vjeçare të koncesionit “Check-up” po i vjen fundi.

Po kështu, për të humbur gjurmët e për t’i shpëtuar drejtësisë, Vilma Nushi e shiti fiktivisht koncesionin te dhëndri anglez, te nipi dhe te ortakët Gentiana Peshkatari e Shani Peposhi për 300 mijë Euro, kur në momentin e shitjes vlente 90 milionë Euro.

Ligjërisht, koncesioni është edhe 1 vit, mbasi më 2024-ën fillojnë procedurat e dorëzimit në shtet, ndërsa SPAK nuk po e dorëzon dosjen në gjykatë; dhe shtrohet pyetja: – A do t’i urdhërojë shefi Altin Dumani, vartësit Kondili, Nakuçi e Kaçkini, që sipas ligjit të çojnë dosjen për gjykim?

Informacione nga Agjencia e Koncesioneve në Ministrinë e Ekonomi-Financave, kanë bërë me dije se Edi Rama do t’ia përsërisë kontratën e “Check-up” Vilma Nushit edhe 10 vite të tjerë e me të njëjtën vlerë 130 milionë Euro.Pamfleti

 

 

 

Manastirliu pagoi 13 milionë euro për koncesionin e gabuar, laboratorët  e Karathano përfituan miliarda në vitin 2022

 

Ministria e Shëndetësisë i ka paguar mbi 13 milionë euro vetëm gjatë vitit 2022, konpanisë koncesionare “ Laboratory Network”, të drejtuar nga biznesmeni Janis Karathano. Ndonëse KLSH kërkoi anulimin e kontratës për shkak të shkeljeve të rënda ligjore, qeveria u tregua e vendosur të shpenzojë miliarda për koncensionin e gabuar të Laboratorëve.

Në dy ditët e fundit të dhjetorit, autoritetet shëndetësore kanë paguar rreth 300 mijë euro për kompaninë koncesionare “Laboratory Network”, ndërkohë që gjatë gjithë vitit 2022 fatura për shërbimin privat të Laboratorëve llogaritet mbi 13 milionë euro.

Kompania e kontrolluar në shumicë absolute nga biznesmeni Janis Karathano nënshkroi në vitin 2017 kontratën koncensionare 10-vjeçare me Ministrinë e Shëndetësisë për “Ofrimin e shërbimit laboratorik të spitaleve universitare dhe rajonale”, për një vlerë prej 100 milionë eurosh.

Procedura për këtë koncesion u zhvillua nga ish-Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ndërsa kontrata u nënshkrua nga pasardhësja e tij, Ogerta Manastirliu.

Kjo kontratë, ashtu si edhe koncesionet e tjera në shëndetësi, janë shoqëruar me akuza publike dhe dyshime për procedura korruptive.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka rekomanduar anulimin e koncesionit të “Laboratorëve” me argumentin e shkeljeve të rënda gjatë shqyrtimit të ofertave.

Në një auditim të kryer në tetor të vitit 2021, audituesit shtetërorë kërkuan nga Manastirliu që “të marrë masat për rishikimin e zgjidhjen e kontratës së koncesionit/partneritetit publik privat “Për ofrimin e shërbimit laboratorik”.

KLSH rekomandoi gjithashtu që “Ministria e Shëndetësisë, duke u këshilluar paraprakisht me Avokaturën e Shtetit të marrë masat për të informuar Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë për të gjitha rrethanat e njohura, të cilat çojnë dhe krijojnë kushtet për zgjidhjen e kontratës”.

Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, ortakët pjesëmarrës në kompaninë koncensionare “Laboratory Networks” nuk plotësonin disa kritere të rëndësishme në momentin që u shpallën fitues të kontratës, përfshirë aftësitë teknike dhe integritetin e individëve përfitues. Këto gjetje problematike ishin evidentua më herët edhe nga konsulenti ndërkombëtar “IFC”, i cili kishte sugjeruar eliminimin nga gara të grupit të kompanive, që udhëhiqen nga biznesmeni Karathano. Por, siç rezulton deri më tani, koncesioni që iu dha “Laboratory Network” po vijon rregullisht, pavarësisht qëndrimeve të konsulentit ndërkombëtar dhe rekomandimeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit.