Mikonos, ishulli grek i luksit, parajsa e drogës për 4 shqiptarë

480
Ishulli Mikonos në Greqi njihet për jetën e shfrenuar që bëjnë turistët e huaj. Jo vetëm kaq, por për të bërë më shumë qejf ata konsumojnë edhe drogëra. Në Mikonos qarkullon së tepërmi kokaina, e quajtur ndryshe si droga e luksit. Gjatë kësaj fundjave, policia greke zhvilloi një aksion nëpër disa prej lokaleve me emër në ishull, duke kapur në flagrancë turistë që po konsumonin kokainë. Por në pranga ranë edhe shpërndarësit. Katër shqiptarë dhe një serb u arrestuan duke shpërndarë doza kokaine.
Në total, policia greke sekuestroi 26 doza kokainë, 80 doza hashash, 17.500 euro dhe 1300 dollarë. Identiteti i katër shqiptarëve të arrestuar nuk është bërë i ditur, por dyshohet se ata janë pjesë e ndonjë rrjeti droge me qendër në Athinë që drejtohet nga shqiptarë dhe shpërndajnë drogë në ishuj për shkak të fitimeve të mëdha që për?tojnë. Të arrestuarit akuzohen për shitje të lëndëve narkotike.