Meta pret ish-kryeministrin e Kosovës: Forcim të marrëdhënieve strategjike për të përshpejtuar procesin e integrimit

194
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka pritur në Presidencë ish-kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti.

Në postimin e tij në rrjetin social në Facebook, Meta shkruan se ndau me Hotin “domosdoshmërinë e forcimit të marrëdhënieve strategjike mes Shqipërisë dhe Kosovës, në të gjitha fushat, me qëllim përshpejtimin e proceseve integruese.”

Postimi i plotë:

Mirëprita sot në një takim vëllazëror ish-kryeministrin e Kosovës, z.Avdullah Hoti.
Ndamë mendime të vyera për domosdoshmërinë e forcimit të marrëdhënieve strategjike mes Shqipërisë dhe Kosovës, në të gjitha fushat, me qëllim përshpejtimin e proceseve integruese.