Meta nis takimin me të rinjtë duke përveshur mëngët: Është koha për të hequr kollaren dhe xhaketën

138
Sigal

Kryetari Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me të rinjtë e Partisë së Lirisë të cilëve u kërkoi ndjesë për vonesën për shkak të pranisë së tij në takimin që shënjoi 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri.

“Tani është koha për të hequr kollaren dhe xhaketën”, tha ai.

“Shqipëria është në një drejtim shumë të gabuar, por nuk do të jetë më kështu.

Ndaj e keni sot dhe Partinë e Lirisë si parti të shpresës, të rinisë, kundër shpopullimit, dramës jo vetëm më të madhe që po përjeton çdo familje shqiptare dhe vendi, por dhe armikut më të madh të së ardhmes, e interesave kombëtare, që Shqipëria është në drejtimin e gabuar nuk është retorikë dashakeqe, është një e vërtetë thellësisht shqetësuese dhe ulëritëse që e tregojnë të gjitha faktet.

Prej vitesh tek ne migrimi ndodh në mënyrë të programuar të qëllimtë”, tha Meta ndër të tjera Meta.