Meta: Banda e “Rilindjes” do të mbahet mend për dramat e mëdha që u ka shkaktuar familjeve shqiptare! Ndëshkimi, i pashmangshëm

125
Sigal

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se ora e llogaridhënies për këtë qeveri po afron. Me anë të një postimi në Facebook, kreu i PL-së, thekson se Banda e “Rilindjes” në nivel qendror dhe lokal do të mbahet mend për dramat e mëdha që u ka shkaktuar familjeve shqiptare.

Sipas Ilir Metës, ndëshkimi i kësaj qeverie nga qytetarët është i pashmangshëm, ndërsa thekson se po nxit shpopullimin dhe largimin masiv te shqiptareve.

“Banda e “Rilindjes” në nivel qendror dhe lokal do të mbahet mend jo vetëm për korrupsionin skizofrenik, jo vetëm për nxitjen e shpopullimit dhe largimit masiv të të rinjve, por edhe për dramat e mëdha që u ka shkaktuar familjeve shqiptare, duke u grabitur, prishur dhe përzënë nga shtëpitë e tyre. Ndëshkimi i tyre nga qytetarët është i pashmangshëm! Ora e llogaridhënies po afron”, shkruan Ilir Meta.