Meta: Autoritetet britanike të jenë fleksibël, një pjesë e të rinjve minorenë, viktima të rrjetit të trafikantëve dhe keqqeverisjes në Shqipëri

155
Sigal

Por ka shqiptarë që kthehen në Shqipëri nga Britania e Madhe, nga Gjermania, nga Franca, nga e gjithë Evropa, kërkesat e të cilëve për azil kanë dështuar. A mendoni se qeveria britanike duhet të lejojë që ata shqiptarë që presin përpunimin e kërkesave për azil në Britani, a mendoni se duhet të lejohen të qëndrojnë e punojnë në Britani?

Meta: Do të doja që autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar të tregojnë fleksibilitetin maksimal, sepse gjithashtu nuk duhet të harrojmë se shumë prej tyre janë nën 16 vjeç dhe është shumë e rëndësishme të tregohet fleksibilitet dhe maturi. Gjithashtu u bëjmë thirrje të gjithë të rinjve shqiptarë që të mos largohen nga vendi.

Gjithsesi, qeveria gjermane, franceze, spanjolle, a është në të drejtat e saj që t’i kthejë të gjithë ata shqiptarë që kanë dështuar kërkesat për azil?

Meta: Ne nuk mund t’i dënojmë autoritetet e huaja pse ato përpiqen të zbatojnë legjislacionin e tyre, por dëshirojmë të shohim trajtim të barabartë dhe pa diskriminime për të gjithë këta shqiptarë të pashpresë, që rrezikojnë jetën duke marrë gomonet për të kaluar La Mansh.

Por a mendoni se shqiptarët diskriminohen nga qeveria britanike?

Meta: Nga autoritetet britanike do të doja të bënin maksimumin, të tregonin maturi dhe të mos i përziejnë ata pak shqiptarë, që janë të interesuar të promovojnë këto rrjete trafikimi, për përfitimet e tyre kriminale, me shumicën e këtyre njerëzve, të cilët janë të ndershëm dhe që janë viktima të mungesës së shpresës në vendin e tyre dhe përpiqen të gjejnë të ardhme shpresëdhënëse duke rrezikuar jetën, edhe duke kaluar La Mansh me gomone.

Ish-Presidenti i Shqipërisë i bëri thirrje qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar që të tregojë fleksibilitet dhe maturinë maksimale ndaj atyre që vijnë nga Shqipëria për të kërkuar azil në MB.