Mësuesit e Hotolishtit rikthehen në punë

533
Ministria e Arsimit vendosi të rikthejë në detyrë 28 mësuesit e shkollës së Hotolishtit, duke i hapur rrugën nisjes së vitit të ri mësimor edhe në këtë shkollë.
Grupi i inspektimit të MAS u komunikoi vendimin 28 mësuesve pas 4 orësh qëndrimi në Drejtorinë Arsimore Rajonale të Librazhdit. Vendimi rikthen menjëherë në vendet e punës mësuesit e Hotolishtit, të cilët kanë nisur detyrën që ditën e sotme.
Mësuesit e pushuar nga puna dhe ata të cilët ishin transferuar protestuan të martën pranë Drejtorisë Arsimore të Librazhdit. Të mbështetur nga Sindikata e pavarur e Arsimit dhe Federata Sindikale e Arsimit dhe Shkencës, ata kërkuan rikthimin në punë.
Sigal