Gjykata e distriktit të Hsinchu, në Tajvan, ka njohur si dëshmi shenjat e dyfishta të mesazheve WhatsApp, si dëshmi për divorc.
Për gjashtë muaj rresht, gruaja i ka dërguar mesazhe të shumta burrit të saj, por ai i ka injoruar tërësisht.
Burri ka harruar faktin se disa aplikacione sikurse WhatsApp, njoftojnë nëse bashkëbiseduesi i ka parë ose jo mesazhet.
Gjykata e çështjeve familjare në Tajvan, njoftimet e mesazheve i mori si provë, për t’i dhënë gruas divorcin e kërkuar, ngaqë burri i saj nuk ishte i sinqertë dhe se lidhja martesore mes tyre ishte dëmtuar.