Merrni çadrën me vete, sot reshje shiu në të gjithë vendin

74
Sigal

Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura shtresore të pasura nga reshje shiu dhe rrebeshe lokale me stuhi të izoluara.

Temperaturat minimale do të luhaten 8-16 gradë, temperaturat maksimale parashikohen me rënie 16 -21°C ne veri, 21 -24°C në zonën e ulet dhe zonat pranë bregdetit.

Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje me shpejtësi 15-25 m/sek dhe dallgëzim të forcës 5-6 ballë në det të hapur.