Vijon djegia e tokave në Alikokë ndërsa zjarri dyshohet se ka shkuar në fshatrat e njësisë Qendër, nga zona e fabrikës së Çimentos Vlorë.
Zjarri është përhapur me shpejtësi duke kaluar dhe kodrën e Bishtit të Kalldrëmit.
Nga flakët janë djegur qindra rrënjë ullinj. Zjarrfikëset po mundohen të vënë nën kontroll flakët. Por vatrat e zjarrit mbeten ende aktive.
Zjarri i është afruar rrugës nacionale të Lumit të Vlorës dhe rrezikon kodrat e Kaninës.
Nga zjarri janë dëmtuar kabllot e energjisë Elektrike. Për pasojë zona prej disa orësh është pa energji elektrike.