Merr flakë ndërtesa dykatëshe në Fier

106
Sigal

Një banesë ka marrë flakë në lagjen “1 maji” në Fier. Mësohet se flakët kanë nisur fillimisht në katin e parë të një godine dykatëshe. Brenda pak minutash, gjithçka është përfshirë nga zjarri.

Dyshohet se zjarri ka startuar tek një hapësirë që përdorej si garazh. Bëhët me dije se në brendësi të garazhdit ndodheshin edhe bojra dhe material të ndryshme.

Ato janë përfshirë më lehtë nga zjarri, që është përhapur më pas në pjesën tjetër të ndërtesës. Kanë qenë familjarët ata të cilët kanë njoftuar forcat zjarrfikëse.

Paraprakisht dyshohet se shkak për rënien e zjarrit mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike. Megjithatë mbetet për të konfirmuar nga grupi hetimor i policisë.