Merr flakë magazina në Berat, digjen rezervat ushqimore të ruajtura për bagëtitë, zjarrfikësit në vendngjarje

112
Sigal

Një magazinë e mbushur me foragjere dhe ushqim për bagëtitë në lagjen “Uznovë” në Berat është përfshirë nga flakët.

Ende nuk dihen shkaqet që kanë sjellë zjarrin brenda magazinës. Mësohet se magazina ishte e mbyllur, por përhapja e shpejtë e flakëve ka trembur banorët që kishin banesat afër magazinës.

Kanë qenë banorët të cilët kanë njoftuar zjarrfikësen. Ndërkohë magazina ishte në pronësi të Adriatik Nurellarit.

Magazina e përfshirë nga flakët ndodhej pranë fabrikës së lëkurëve dhe një fabrike të prodhimit e përpunimit të sallamit, që fatmirësisht nuk patën asnjë problem, pasi forcat zjarrfikëse bënë të mundur lokalizimin e flakëve.

Si pasojë e zjarrit u shkrumbuan totalisht brenda magazinës rezervat me ushqim për kafshët, jonxhë e foragjere. Këto ishin rezervat e ushqimeve që banorët e zonës i ruajnë për të ushqyer bagëtitë gjatë stinës së dimrit.

Ende nuk dihet nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm apo jo, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e shkaqeve të tij.

Merr flakë magazina në Berat, digjen rezervat ushqimore të