Merr flakë linja e tensionit në një shkollë në zonën e Laprakës, evakuohen nxënësit

196
Sigal

Ka marrë flakë linja e tensionit të mesëm pranë një shkolle 9-vjeçare në Tiranë, duke shkaktuar panik te nxënësit.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë shkollës “Ahmet Gashi”, në Laprakë.

Për efekt sigurie, ka nisur evakuimi i nxënësve për të shmangur ndonjë incident të mundshëm.

Ndërkohë, policia dhe forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për normalizimin e situatës.