554-vjetori i vdekjes së Skënderbeut, Vasili: Në Shqipëri një qeveri batakçinjsh

112
Sigal

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, ka përkujtuar 554 vjetorin e vdekjes së heroit kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’, shkruan se nderi dhe krenaria shumë shekullore e Skënderbeut ndri dhe është nderi i çdo shqiptari.

Po ashtu ai kritikon qeverinë se edhe në këtë ditë ka treguar mungesë totale ndaj kësaj ngjarjeje të rëndësishme.

Postimi i plotë:

Kepucelepirsit e qeverise perballe lavdise shekullore e madheshtore te Skenderbeut tone!

Nderi dhe krenaria shume shekullore e Skenderbeut ndrin dhe eshte nderi i cdo shqiptari.

Ndrin dhe shkelqen ane e mbane botes.

Eshte pranuar kjo madheshti e Skendebeut me perulesi dhe nderim nga miqte dhe armiqte.

Ja çthone me gojen e tyre.

Sulltan Mehmeti kur mori vesh për vdekjen e Kryeheroit tonë tha:

”Luan të tillë nuk do ta lindë më dheu kurrë.

Mjerë krishtërimi që i iku shpata e mburoja”.

Mbreti Ferdinand i Napolit e quante Baba!

Papët Nikola, Kalisti e Piu i Dytë e quanin “Atlet i Krishtit”.

Mbretëresha Elisabetë e Parë: “Shfarosës i turqëve”.

Ndersa Volteri shprehej:

” Sikur perandoret e Bizantit të ishin si Skenderbeu, Perandoria e Lindjes do të kishte shpëtuar”.

Nje shesh madheshtor ” Piazza Albania” ndodhet ne Rome ku ndrin e nderohet Statuja e Skenderbeut mbi kale, pikerisht ne kryeqendren e Cezareve dhe te perandorise me te lavdishme te te gjithe kohrave perandorise Romake.

Armet e tij ruhen me nderim ne Muzeun e Vjenes.

Ndersa ne Shqiperi nje qeveri batakçinjsh, te shitur dhe pa personalitet, nuk flet asgje, por me te rendesishme ka t’ju beje hosana pese kacidheve lemoshe e tu lepije kembet sevapçinjve.

Skenderbeu ndrin dhe kurajua krenare e tij per tu perballur e per te lartesuar emrin e Arberit do te na udheheqe gjithmone.

Sa per kepucelepirsit ka nje vend edhe per ta ne koshin e plehrave te historise.