Merr flakë Benzi në rrugën Muzinë-Gjirokastër (FOTO)

Një mjet Mercedes Bens me targë AA668DK ka marrë flakë.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Muzinë -Gjirokastër.Drejtuesi i mjetit ishte nga Tirana dhe kishte rrugën për të ardhur në Sarandë.

NOA

Menjëherë ka shkuar në vend sherbimi zjarrfikës nga bashkia Finiq dhe u bë e mundur shuarja e flakëve të mjetit.

Nuk pati të lënduar, por veçse dëme materiale. Ndërsa ende nuk dihet shkaku i zjarrit.