Mercenari i Bashës, i arrestuar për plagosje dhe vjedhje/ Vendimi i Gjykatës

316
Sigal

Të tjera fakte janë zbuluar në lidhje me të dhënat për mercenarët që kishte mbledhur deputeti Lulzim Basha në katin e dytë të selisë së PD-së në protestën e 8 janarit të organizuar nga demokratët.

Redaksia e SYRI-t ka siguruar kopjen e vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, për mercenarin Arjan Alldervishi, i cili është arrestuar nga policia brenda selisë së PD-së ku në katin e dytë, bashkë me persona të tjerë, sulmuan me gaz dhe sende të tjera demokratët në protestë.

Sipas këtij vendimi, shtetasi Arjan Alldervishi është akuzuar për veprën penale ‘Vjedhje’ dhe është dënuar me 6 muaj burg.