Një kriminel në krye të FNSH/ Pse nuk e arreston drejtësia? Ja provat…

587
Sigal

Që Edi Rama e ka shndërruar Policinë e Shtetit në strehë militantësh partiakë dhe të inkriminuarish, nuk ka asgjë të re. Por që kjo çetë mercenarësh do të përdorej për të masakruar demokratët, kjo nuk parashikohej.  

E shtuna e 8 janarit, përpara selisë së PD, konfirmoi një për një, të gjitha akuzat e demokratëve se Edi Rama keqpërdor Policinë e Shtetit që paguhet nga taksat e qytetarëve për të garantuar rendin dhe sigurinë. Ndërsa nuk hezitoi t’ia çojë atë (Policinë) edhe Lulzim Bashës, duke i ardhur në ndihmë që të mbante të uzurpuar selinë e blinduar të PD, edhe për disa ditë të tjera.

Po në 8 janar u rikthye në skenë një prej emrave më të kontestuar të Policinë e Shtetit, Sokol Bizhga, si shef i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH).

Si një militant i verbër i policisë së partisë dhe Edi Ramës, ai urdhëroi me gjakftohtësi hedhjen e gazit lotsjellës drejt demokratëve, edhe kur një prej efektivëve të FNSH e kundërshtoi dhe i tha se njerëzit janë larguar, pse duhet një gjë e tillë.

SYRI e solli me pamje këtë moment, ku Bizhga çirret me forcë për të ushtruar dhunë ndaj protestuesve.

Sokol Bizhga rrjedh nga një familje me bindje thellësisht ‘enveriste’.

Qasjen e tij si dhunues barbar siç duket e ka të trashëguar nga ish-diktatori.

Sot i rreshtuar përkrah Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, ushtroi dhunë ndaj demokratëve protestues, duke rrezikuar jetën e shumë prej tyre.

Alban Hoxhaj, kryetar i grupseksionit 8 të PD në Kombinat, mbeti i plagosur rëndë pasi një prej predhave të gazit e goditi në ballë duke i shkaktuar hemorragji të rëndë. Sulmin ndaj tij e urdhëroi Sokol Bizhga.

Edhe ky moment është konfirmuar nga SYRI me video, të cilën e shihni më poshtë:

Edhe pse është i dokumentuar, madje me zë dhe figurë, ndaj Sokol Bizhgës nuk është marrë asnjë masë. Institucionet bëjnë një sy qorr dhe një vesh shurdh. Kuptohet, sa kohë të jetë Edi Rama dhe të ketë mbështetjen e Lulzim Bashës njëkohësisht, Sokol Bizhga është i paprekshëm, madje një garanci shtesë për deputetin Basha kur demokratët të mblidhen sërish dhe të kërkojnë largimin e të shkarkuarit nga selia e uzurpuar e PD.

Horrori i ’97 mban firmën e Bizhgës
Por verbëria militanteske e Sokol Bizhgës nuk është e vetmja.

Ky personazh në vitin e mbrapshtë 1997 ka dorëzuar te bandat kriminale një zyrtar policie fati i të cilit është tragjik. Oficeri Gjergji Mehmeti u ekzekutua barbarisht duke u djegur i gjallë. Kjo llahtari mban emrin e Sokol Bizhgës.

Jo vetëm që nuk mbajti përgjegjësi ligjore për ngjarjen horror me pasoja fatale për oficerin e policisë, por përkundrazi, Sokol Bizhga u rehabilitua nga qeveritë e majta si drejtues policie, ndërsa me Edi Ramën ai arriti majat në Policinë e Shtetit. Jo pa qëllim u shndërrua në të preferuarin e Edi Ramës dhe kjo po shihet qartë. Mjaftuan disa orë protestë nga demokratët që të dilte zbuluar Sokol Bizhga, Edi Rama dhe Lulzim Basha. Tashmë s’ka asnjë dyshim se i pari është nën urdhërat e të dytëve, si një ushtar i bindur.

Probleme me pasurinë, por kaloi Vettingun
Kreu i Forcave Lëvizëse Operacionale në Policinë e Shtetit (FLO), Sokol Bizhga u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit në 22 maj 2020. Edhe pse me probleme të theksuara me justifikimin e pasurisë dhe me gradën, të cilën e ka përfituar jashtë radhe, Bizhga u deklarua i ‘pastër’.

Në skedën e pasurisë, Sokol Bizhga zotëron një apartament 1+1, 64 m2, një apartament 94 m2 në Durrës në emër të bashkëshortes në 2006, dyqan 52 m2 në Durrës, banesë dhe tokë në Gjirokastër në emër të djalit të tij dhe dy depozita bankare. Nga përllogaritja e të ardhurave, pasuria që ai dhe familjarët e tij zotërojnë nuk justifikohet me burimet financiare familjare. Por, Bizhga e ka patur gati justifikimin përpara trupës së komisionit të Vettingut të Policisë së Shtetit. Ai ka deklaruar se ka qenë emigrant në Itali ku ka punuar në ndërtim dhe ka kursyer pjesën më të madhe të parave… Kaq ka mjaftuar dhe Bizhga është konfirmuar në detyrë.