Mëngjesi nis me shi. Ja si do të jetë moti gjatë ditës

177
Sigal

Mëngjesi i kësaj të diele nisi me shi. Mesdita dhe kryesisht pasditja sjellin shpeshtim të vranësirave, të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të vendit tonë.

Nuk do të mungojnë edhe stuhitë afatshkurta e të izoluara të breshërit. Orët e mbrëmjes përmirësojnë përkohësisht kushtet e motit në vendin tonë. Temperaturat e ajrit mbeten konstante në vlerat minimale por ulen me 3 gradë në vlerat maksimale duke u luhatur nga 14°C mëngjesi deri në 32°C mesdita.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 35 km/h, nga drejtimi Verior-Verilindor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim deri 3 ballë.