Mediat ndërkombëtare jehonë protestës së opozitës

Media ndërkombëtare AnewZ ka raportuar për protestën e fundit të opozitës në Shqipëri, ku qindra qytetarë u përplasën me policinë përpara zyrës së Kryeministrit në Tiranë.
Sipas raportimit, protestuesit hodhën molotovë dhe fishekzjarre, ndërsa policia përdori gaz lotsjellës dhe ujë me presion për shpërndarjen e turmës. Tensionet janë rritur pas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku, e cila akuzohet për ndërhyrje në tendera publikë.
‘Kryetari i opozitës, Sali Berisha, deklaroi se ‘ditët e Edi Ramës janë të numëruara’, ndërsa kryeministri Edi Rama ka folur për tejkalim kompetencash nga ana e drejtësisë.
Ngjarjet vijnë në një moment kur Shqipëria synon anëtarësimin në BE deri në vitin 2030, ndërsa lufta kundër korrupsionit mbetet një nga kushtet kryesore të vendosura nga Bashkimi Europian’ – thekson AnewZ.
Sigal