Media britanike ‘The Mirror’ i ka bërë jehonë prostestës kombëtare të opozitës shqiptare në Tiranë, teksa raporton se mijëra protestues janë mbledhur në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, në një demonstratë të organizuar nga opozita si reagim ndaj akuzave serioze për korrupsion në nivelet më të larta të qeverisë. Protesta u zhvillua përpara zyrës së kryeministrit Edi Rama dhe pasqyron përshkallëzimin e krizës politike në vend, ndërsa qytetarët kërkojnë llogaridhënie dhe drejtësi për aferat e dyshuara që kanë prekur kontrata të mëdha shtetërore.
Ballina Aktualitet Media britanike ‘The Mirror’ i ka bërë jehonë prostestës kombëtare të opozitës...



















